oqeani Paqesor

Ishulli i mbetjeve, me madhësi sa dy herë sa sipërfaqja e Francës

Në Oqeanin Paqësor është zbuluar një ishull me sasi të mëdha mbetjesg. Sipërfaqja e grumbujve me mbetje është sa dy herë sipërfaqja e një prej shteteve më të mëdha të Europës, Francës. Hulumtuesi Charles Moore ka zbuluar një sipërfaqe prej miliona kilometra katrorë të mbuluar me mbetje, kryesisht me lëndë plastike. Por madhësia e kësaj sipërfaqeje nuk është problemi kryesor, por që plastika është e ndarë në pjesë të vogla dhe kjo e bënë gati se të pamundur që të largohen nga oqeani.

Kaliforni: Zbulohet një organizëm misterioz në thellësi të Oqeanit Paqësor

Në thellësitë e oqeanit Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë bëhet një zbulim i çuditshëm. Disa studiues që merrem me vëzhgime nënujore në birgjet e Santa Barbara, në mauzoleun detar të “Channel Islands”, kanë zbuluar një organizëm sferik, pa cepa, si dhe i mistershëm gjithashtu edhe për shkak të aspektit shkëlqyes ngjyrë lejla të ndezur. Shkencëtarët e “Ocean Exploration Trust” e filmuan dhe morën këtë zbulim, për t’i bërë analiza, në një thellësi prej 1500 metrash. Ndoshta bëhet fjalë për një lloj kërmill deti, kanë shpjeguar shkencëtarët për “Guardian”.

Rrezatimet e Fukushimës kanë ndotur të gjithë Oqeanin Paqësor

Rrezatimet e Fukushimës kanë ndotur të gjithë Oqeanin Paqësor Shkatërrimi bërthamor ka ndotur oqeanin më të madh në botë në këto pesë vite dhe çdo ditë derdhen pothuajse 300 ton me mbetje radioaktive. Kush ka qënë shkatërrimi më i madh bërthamor në histori? Shumica e njerëzve do të thonin shkatërrimi bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, por ata e kanë gabim. Në 2011, një tërmet, i cili mendohet të ketë qenë një goditje pas tërmetit të Kilit në 2010, krijoi një cunam i cili shkaktoi një shkrirje në centralin bërthamor të energjisë, TEPCO në Fukushima, Japoni.

Rritja e nivelit të detit ka fundosur pesë ishuj në Paqësor

Rritja e nivelit të detit dhe erozioni kanë shkaktuar dëme kolosale në ishujt e Oqeanit Paqësor, kanë thënë hulumtuesit. Sipas medias Britanike, “The Conversation”, janë 5 ishuj që po shkojnë drejt fundosjes. Një tjetër ishuj është shkatërruar pjesërisht nga erozioni dhe kjo dukuri tashmë është duke shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, duke i detyruar komunitetet e tyre të lëvizin. Hulumtuesit, janë shprehur se studimi i tyre ka tashmë prova shkencore se toka është duke humbur në det. Ishujt e humbur shkonin në madhësi nga një deri në pesë hektarë dhe kishin bimësi të dendur tropikale 300 vjeçare.

Space X shijon suksesin e lëshimit të satelitëve

Kompania amerikane Space X ka dërguar me sukses 10 satelitë për kompaninë e komunikimit Iridium në orbitë duke përdorur raketat Falcon 9. Ashtu siç ishte programuar, satelitët u lëshuar nga Vandenberg Air Force Base në Kaliforni. Siç ishte planifikuar, ajo u kthye në një mjet lundrues në Oqeanin Paqësor. Space X ka rikthyer me sukses disa raketa si në tokë dhe në ujë, si pjesë e përpjekjes së saj për të ulur koston e fluturimeve hapësinore dhe ripërdorimin e përbërësve shumë milionë dollarëshenë vend të hedhjes së tyre në oqean pas nisjes.

Tërmet 7.1 ballë në Zelandën e Re, s'ka panik për tsunam në Paqësor

Një tërmet i fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter, ka goditur Zelandën e Re. Tërmeti kishte si epiqendër verilindjen e qytetit Gisborne dhe kishte një thellësi prej 19 milje. Deri tani nuk raportohet për njerëz të dëmtuar apo dëme materiale. Gjithashtu, tërmeti nuk paraqet ndonjë rrezik për tsunami në Paqësor. Rezidentëve të një komuniteti të vogël në brigjet lindore të Ishullit Verior të Zelandës së Re u është kërkuar të evakuohen pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi vendin, e që epiqendrën e pati në det.

Tërmet në Fixhi, alarm për cunam

Një tërmet me magnitudë 7,2 goditi Fixhin, duke aktivizuar një alarm për cunami për disa ishuj në Oqeanin Paqësor. Tërmeti e kishte epiqendrën 280 km larg brigjeve të kryeqytetit Suva të ishullit Fixhi. Alarmi është dhënë për zonat 300 km rreth epiqendrës, për shkak se thellësia e saj ishte 15 km nëntokë dhe rreziku i ngritjes së dallgëve u konsiderua tepër i madh nga sizmologët. Turistët në disa zona të rrezikuara janë evakuuar.