Dorez

Përmes kodrave në Tiranë

“Atje shkohet vetëm më këmbë,” më tha një mezoburrë në kafen modeste në qendër të fshatit Fushas në zonën ë Baldushkut në Tiranë, kur e pyeta se nga duhej të shkoja për në drejtim të fshatit Dorëz, një toponim emrin e të cilit e kisha dalluar në Google Maps si një shteg i mundshëm për të kaluar nga lugina e Baldushkut te lugina e Pezës në një si sport të sajuar që kombinon biçikletën me ecjen në mal, ose konkretisht, ecjen nëpër kodra. Banorët e Fushasit e diskutuan mes tyre kërkesën time për të kaluar kodrat me biçikletë dhe në fund më sugjeruan që të mos merrja rrugën më të shkurtër më këmbë për në Dorëz.