deti i vdekur

Ja si transformohet fustani pas 3 muajsh në Detin e Vdekur

Sigalit Landau, është një artiste izraelite, e cila vendosi 3 muaj më parë, një fustan të zi në Detin e Vdekur. Ai u nxorr nga aty kohët e fundit dhe siç duket nga foto rezultati është me të vërtetë mahnitës. Fustani nga i zi është bërë i bardhë pasi është kripëzuar tërësisht. Seria e fotove të Landau përfshin tetë printime të mëdha me ngjyra e veshje dhe aktualisht janë ekspozuar në Marlborough të Londrës. Projekti është një seri e tetë fotografive të quajtura “Salt Bride” (Nusja e kripur).