lumi Gang

"Nëna” e vdekur e Indisë

Lumi Gang është një nga lumenjtë më të gjatë në Tokë, por që aktualisht është duke "vdekur". Nga maja e akullt e Himalajave, ku fillon rrjedha e tij, deri në Gjirin e Bengalit, ky lum është duke u helmuar ngadalë. Lumi Gang është gjithashtu edhe kanali që mbart larg mbetjet e 450 milionë njerëzve që jetojnë në zonën e tij ujëmbledhëse. Rritja e shpejtë e ekonomisë botërore ka rritur njëkohësisht edhe ndotjen nga fabrikat dhe fermat. Gjithashtu djegiet anës lumit si pjesë e ritualeve tè besimtarëve hindu i ka kthyer ujërat e tij në toksikë.