Mat

Burrel, ujërat e zeza të burgut në rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde

Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit. Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe. Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.

Mat, dëmtohet kanali, 1200 ha në thatësirë

Të paktën 1200 hektarë tokë në Luginën e Matit rrezikohen të ngelin pa vaditje, si pasojë e dëmtimit të kanalit të Klosit. Rrëshqitja e tokës në hyrje të qytetit të Klosit e nxori jashtë funksionit gjithë sistemin e ndërtuar në vitin 1984. Janë 24 kilometra kanalizim që nuk funksionojnë dhe kjo rëndon bujqësinë e zonës. Basir Çupa, kryetar i Bashkisë Klos, thotë: “Është përgjegjësi e Bordit të Kullimit, pasi ky kanal ka mbetur në varësi të tij“. “Duhet që të jetë në funksionim të paktën në datën 1 qershor. Por, deri tani nuk po bëhet asgjë në lidhje me kanalin“, shprehen fermerët.