IMA

Përmbytjet në qarkun Lezhë dhe dëmet ekologjike

Në vendin tonë ka pasur disa përmbytje masive gjatë dhjetë viteve të fundit, dy herë në Shkodër e Lezhë dhe një herë gjatë vtit 2015 në Vlorë, Fier dhe Berat. Janë rrezikuar jetë njerëzore, prona publike dhe private, flora dhe fauna janë dëmtuar seriozisht. Përmbytja ka pasur ndikim negativ shumë të madh në mjedis. Gjithashtu, ky fenomen ndikon shumë negativisht në zhvillimin ekonomik kombëtar. Përmbytjet që kanë ndodhur në dhjetor të vitit 2010, nga lumenjtë Drini dhe Buna i ka kushtuar ekonomisë rreth 18 milionë euro nga buxheti i vendit.