shkretetire

A e dini se edhe në Evropë ka një shkretëtirë?

Në pamje të parë duket sikur jemi shpërngulur në Afrikë, ku dominon Saharaja dhe dunat e rërës. Por në fakt jemi në Evropë, konkretisht në Francë, në basenin e famshëm Arcachon. Kjo është Duna e Pilat, më e larta në Evropë dhe ndodhet pikërisht në buzë të Oqeanit Atlantik. Bëhet fjalë për një pamje të jashtëzakonshme të dunës me rërë, si për bukurinë ashtu edhe për fenomenet e çuditshme që krijon. E krijuar nga erozioni, duna e Pilat ndër mijëra vjeçarë ka arritur lartësinë mes 100 dhe 115 metrash sipas viteve, është 2/7 km e gjatë dhe 500 metër e gjerë.

Të bësh ferma në mes të shkretëtirës

Shkretëtira Wadi Rum, në Jordaninë jugore, afër kufirit me Arabinë Saudite, është një peisazh aq i pazakontë saqë shpesh quhet “Lugina e Hënës”. E tëra me rërë të kuqe, kjo luginë është e rrethuar nga malet prej graniti dhe guri ranor. Në rreth 720 kilometra të kësaj zone ka gryka të ngushta, harqe natyrore, shkëmbinjë të lartë të rrëpirë, shkarje masive e shpella. Për shkak se është shumë e thatë, edhe bimësia në të është shumë e rrallë. Megjithatë, vitet e fundit kjo zonë po shndërrohen në sipërfaqe të punuar bujqësore.