Milieukontakt Shqipëri

22 Prill, Milieukontakt Shqipëri dhe vullnetarët aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët

Në kuadër të Ditës së Tokës, më 22 Prill, Milieukontakt Shqipëri, sëbashku me vullnetarët organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët e klasës së 6-të të shkollës “Kongresi i Lushnjës”. "Ripyllëzimi- çdo pemë VLEN!” Speciet e Rrezikuara, ne kemi nevojë për ju, për të ndihmuar në mbrojtjen e qindra llojeve. Sa ende mundemi, sa ende nuk është vonë..” Këto ishin disa nga mesazhet e përcjella tek fëmijët të cilët treguan një ndjeshmëri shumë të lartë dhe interesim për Mbrojtjen e Mjedisit. Koha dhe përkushtimi që treguan të vegjlit e talentuar janë shpresë për shoqërinë e së nesërmes në vendin tonë!

HELP-CSO, vazhdimësi e iniciativave të përbashkëta

Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe LexFerenda organizuan më 14 qershor 2016 takimin prezantues të projektit “HELP – CSO, Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i Organizatave të Shoqërisë Civile”. Në fjalën e tij Z. Rezart Kapedani, menaxher i granteve të programit Achieve theksoi se një nga rezultatet e pritshme të këtij projekti do të jetë organizimi i forumeve të OSHC-ve dhe dalja me rekomandime në lidhje me zbatimin e legjislacionit horizontal, për të cilat do të lobohet që të përfshihen në kapitullin 27 të Raportit të BE për Shqipërinë.