barazi

Ushqimi si armë lufte

Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte prej së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka ndikime afatshkurtra dhe afatgjata për të prekurit. Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të mbijetesës, dhe kjo do të thotë bllokimi i ndihmave dhe i furnizimeve ushqimore, konsiderohet tani si shkelje e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar. Në mënyrë të veçantë lënia e civilëve që të vdesin nga uria që përdoret si metodë lufte, njihet tani si krim lufte. Kjo nuk do të thotë që për një veprim të tillë mund t'i hedhësh njerëzit në gjyq, por edhe sipas rregullave tradicionale të luftës, pra sipas Konventës së Gjenevës,