kazani

Te kazani, (ar) miku im!

Më yshti për të shkruar këto radhë, një mik në rrjetet sociale, i cili kishte postuar një falënderim ironik për komshiun e tij. Komshiu dembel dhe aspak i emancipuar e hidhte për vite me radhë qesen e plehrave nga dritarja e shtëpisë, por çuditërisht herën e fundit kishte zbritur ca shkallë, duke e lënë aty, te pragu i tjetrit. Një hap brilant emancipimi, që në dukje të bën për të qeshur. Si rregull, jo vetëm për kulturë komunitare, komshiu ende i pagdhendur duhej ta linte qesen te kazani që ndodhet disa metra më tutje. Por nëse ky rob Zoti, apo rob koti (quajeni si të doni) ndryshon pas kaq shumë vitesh, nuk është faji i tij.