legjislacioni horizontal

Kemi ligje mjedisi, por jo një mjedis të mirë

Që nga viti 1992, me Samitin e Rios, mjedisi konsiderohet si një pjesë e qënësishme e zhvillimit, ku një pjesë e rëndësishme e superstrukturës sociale ishte pjesë e atij samiti: presidentë, burra shteti, media të fuqishme etj. Që nga ajo kohë, çështjet mjedisore në një farë mase kanë qenë të pranishme qoftë në media por edhe në politikbërje. Politikanët e dijnë se duke e përdorur mjedisin në fushatë bëhen më bashkëkohorë, më të ndjeshëm ndaj jetës së qytetarëve në lidhje me cilësinë e ajrit, ujit etj. dhe mund të marrin më shumë vota.

Legjislacioni horizontal, përfundon mbledhja e të dhënave në terren për hartimin e studimit të dokumentit të politikave

Gjatë periudhës Janar – Mars 2017 Instituti për Ndryshim dhe Lidership në kuadër të projektit “Institucionalizimi i legjislacionit horizontal në nivel vendor dhe roli i shoqërisë civile në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” realizoi mbledhjen e të dhënave për hartimin e dokumentit të politikave një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti. Përvec analizës së dokumentave ligjore, raporteve të ndryshme dhe materialeve të tjera pjesë e rëndësishme e të dhënave ishin pyetësorët dhe intervistat. Në katër bashkitë e përfshira në projekt, Bashkia Sarandë, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq dhe Bashkia Konispol u realizuan në total rreth 30 intervista dhe 110 pyetësorë.

Takim me Drejtorinë e Planifikimit të Shërbimeve Publike mbi legjislacionin horizontal

Në vazhdën e takimeve që po realizon Ekolëvizja me drejtoritë përkatëse të Bashkisë Tiranë, u zhvillua së fundmi një takim me stafin e Drejtorisë së Planifikimit të Shërbimeve Publike. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i disa projekteve të reja që do të kenë ndikim mjedisor, të cilat do të shqyrtohen nga Ekolëvizja hap pas hapi. Nga diskutimi u evidentua se projekti i ri i sheshit të Tiranës është një projekt sensitiv, ku komuniteti ka ngritur problematika, në njësi të ndryshme ku janë zhvilluar konsultime publike.

Zbatimi i legjislacionit horizontal

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi këtë të premte (datë 08.07.2016), një takim konsultativ me stafin e Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës (drejtoreshën znj. Diana Mile dhe ekspertët e mjedisit) për të diskutuar mbi projektet që do të zbatohen në mjediset që administrohen nga bashkia e Tiranës, si janë realizuar konsultimet publike dhe ndikimet mjedisore të këtyre investimeve publike. Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit ACHIEVE, mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Nga diskutimi u evidentuan disa problematika: