ligje detare

OKB, Gjykata e Arbitrazhit vendos kundër Kinës për detin

Në një vendim historik, Gjykata e Arbitrazhit e OKB-së në Hagë hodhi poshtë pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, duke thënë se ato janë të pabaza. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit për këtë rajon të gjerë detar i dha përgjigje një ankese të vitit 2013 nga Filipinet, që akuzonte Pekinin për shkelje të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Deteve, me veprimet e tij agresive në zonën e shkëmbinjve nënujorë “Scarborough Shoal”, rreth 225 kilometra larg brigjeve të Filipineve, shkruan VOA.