lumi Drin

Mister i pashpjegueshëm ka ndodhur në Maqedoni: Lumi bëhet i verdhë

Uji i lumit Drin në Strugë ka marrë ngjyrë të verdhë, ndërsa ky fenomen është fotografuar nga qytetarë, kalimtarë të rastit të cilët kanë paraqitur këtë rast në portalin Drini.mk. Nuk theksohen arsyet apo shkaku i kësaj situate, por të rinjtë që gjenden aty pranë theksojnë se uji mban erë të keqe.

Monitorimi i lumit Drin në Bashkinë Shkodër

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, në kuadër të projektit “Roli i shoqërisë civile për të lobuar në zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit mjedisor në Qarkun Shkodër”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE, të zbatuar nga REC Shqipëri, ka realizuar një sërë aktivitetesh me qëllim përgatitjen e hartëzimit të ndotësve të Lumit Drin në Bashkinë Shkodër.

Ndotja e lumit Drin shkakton dëme kolosale në natyrë

Ndotja masive e ujërave të Lumit Drin po sjell dëme kolosale edhe në Lagunat e Kune-Vainit dhe Bregdetin e Shëngjinit në Lezhë vende ku derdhen ujërat e këtij lumi. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga eksperti i mjedisit Zef Imeraj sipas të cilit depozitimi i ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane i ka ndryshuar florën dhe faunën ujërave të këtij lumi dhe si rrjedhojë edhe të lagunave.

Përshtatshmëri lokale për komunitetet vendore në basenet lumore Drini dhe Drina

Përmbytjet, tërmetet, zjarret në pyje dhe periudhat e gjata të thatësirave kanë ndodhur përgjatë 2016-ës në disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë apo një tjetër, po përballen me sfidat se si të përballojnë këto ngjarje ekstreme dhe të papritura. Në shumicën e rasteve, një numër i madh dëmesh ekonomike tregojnë se komunitetet në rajon nuk janë të mire përgatitura për të përballuar këto kriza.