Peze

Zjarr në pyjet e Pezës, helikopteri i ushtrisë ndërhyn nga ajri

Një zjarr i rënë në mesditë përfshiu një sipërfaqe toke të mbjellë me pisha në zonën e Pezës. Flakët u përhapen në një hapësirë të konsiderueshme në mënyrë të menjëhershme. Tymi i djegies së pishave dallohet që larg, ndërsa reagimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm, duke bërë që ta vërë atë nën kontroll për të mos u zgjeruar më shumë duke dëmtuar të tjera pemë. Një helikopter i ushtrisë u kujdes për të mos përparuar më ky zjarr, ndërsa forca të shumta të zjarrfikësve janë duke punuar për shuarjen e vatrës së zjarrit, e cila ndodhet në qendër të këtij pylli. Janë katër ekipe zjarrfikësish që po punojnë për këtë, ndërsa në ndihmë erdhën edhe forcat ushtarake.