plazhi gjeneralit

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Nëse po kërkoni një eksperiencë të plotë verore, guxoni të udhëtoni drejt plazhit tuaj të preferuar mbi biçikletë. Përkundrejt ‘mitit’ të vapës, rrugëtimi herët në mëngjes do t’ju shpërblejë me peizazhe të mrekullueshme dhe me adrenalinë që nuk mund ta përjetoni nga ndenjësja e makinës. Në udhëtimin e radhës mbi dy rrota, destinacioni i përzgjedhur ishte Plazhi i Gjeneralit në Kavajë. Një rrugë me vështirësi të moderuar, por mbi të gjitha një destinacion final që i afrohet më shumë frymës verore dhe detit ishin zgjedhja e duhur e një të diele.