Luiziana

Vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes në Luizianë

Në shtetin e Luizianës po dërgohen ndihma të mëdha për rimëkëmbjen pas përmbytjeve masive që shkaktuan 13 viktima dhe shkatërruan 60 mijë shtëpi. Më tepër se 100 mijë vetë janë regjistruar për të marrë ndihmë nga shteti. Të prekurit nga nga kjo fatkeqësi natyrore vazhdojnë të pastrojnë dhe rindërtojnë shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdojnë kërkimet për njerëz që mund të jenë bllokuar nga vërshimet e mëdha. Ato ishin kaq të fuqishme, saqë morën me vete edhe arkivolet nga disa varreza.