portal

"Mjedisi i Qytetarëve", portali më i ri dedikuar mjedisit

Mjedisi i Qytetarëve është një portal në shërbim të çdo qytetari apo punonjësi të administratës publike në Bashkinë Vlorë, por edhe me gjerë, për të shpërndarë informacion të shpejtë mjedisor ndërinstitucional si dhe për të garantuar të drejtën për të qënë pjesë e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik për projektet me ndikim në mjedis, projekt-dokumentat dhe politikave me interes të lartë publik në mënyrë që të respektohet e drejta për pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje dhe vendimmarrje mjedisore në nivel vendor.

NASA hap dyert

Nga tsunamët në sipërfaqen e Marsit e deri tek jeta në hapësirë dhe ndikimi që ka ajo tek flokët e austronautëve; NASA hap dyert. Agjencia Amerikane e Hapësirës është duke u dhënë dorën e fundit punimeve për PubSpace, një faqe në internet ku gjithkush mund të ketë akses në dekada të tëra studime hapësinore. Në këtë faqe, NASA do të publikojë të gjitha studimet e bëra deri më tani, sigurisht, me përjashtim të atyre që janë vlerësuar se mund të cënojnë sigurinë kombëtare.