java evropiane e levizshmerise

Shqipëria në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë

Këtë vit Java Evropiane e Lëvizshmërisë (në datat 16-22 shtator 2016) do të organizohët nën moton “Lëvizshmëri e zgjuar, ekonomi e fortë", duke iu referuar ngushtë lidhjes midis transportit dhe ekonomisë. Përfitimet e lëvizjes së zgjuar ndihen kudo, nga publiku te sektori privat, nga shoqëria në tërësi te individi. Këtë vit, Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon të nxisë politikanët dhe publikun të hedhin vëmendjen në një lëvizje më të zgjuar dhe të qëndrueshme si një investim për Evropën.

“Bëhu zgjidhja, jo problemi”

Në Qytetin e Pogradecit shoqata “Unë, Gruaja” e ka bërë traditë organizimin e ditëve mjedisore. Për të realizuar projektet e saj shoqata bashkëpunon me shumë institucione lokale, shoqërinë civile në Pogradec, median lokale dhe komunitetin e gjerë, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Gratë dhe të rinjtë janë protagonistët kryesorë të aktiviteteve të shoqatës, sidomos ato në fushën e mjedisit, duke siguruar kështu përfshirjen e tyre në jetën sociale, ekonomike, si dhe duke u bërë faktor ndryshimi për mjedisin.

“Java Evropiane e Lëvizjes” në shkollat e qytetit të Shkodrës

Organizata për Lëvizje të Qëndrueshme Urbane GO2, ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese 1 javore në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes në disa shkolla të qytetit të Shkodrës. Ndalesa e parë ishte Kolegji Turk Hasan Riza Pasha ku nxënësit e kësaj shkolle u bënë pjesë të animacioneve shpjeguese për një lëvizje më të sigurtë urbane. Albert Toma, animator social shpjegon më tej ecurinë e kësaj veprimtarie. Edhe mësuesit e vlërësojnë si diçka mjaft të vlefshme marrjen e një nisme të tillë ndërgjegjësuese.

Dita pa Makina, durrsakët marrin biçikletat

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme në qytetin e Durrësit i janë përgjigjur ftesës për të lëvizur me biçikleta në Ditën pa Makina që zhvillohet në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Me moton “Së bashku shkojmë më larg”, qytetarët kanë ecur gjatë paradites së djeshme me biçikleta në disa akse të qytetit, ku fillimisht janë nisur nga sheshi “Liria” pranë Pallatit të Kulturës. Përfaqësuesja e projektit të nisur nga bashkia, Ina Xhakoni, shprehet se qëllimi është promovimi i mënyrave të tjera të ecjes në rrugë.

Dita pa makina: Bashkia Tiranë publikon detajet

Tirana do i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja të transportit që janë miqësore me mjedisin. Në kuadër të kësaj jave, Bashkia Tiranë do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nga “Panairi i Botimeve për Lëvizshmërinë”, promovimi i mjeteve ekologjike të transportit publik apo aktivitete të tjera që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në Tiranë.

Elbasan: Dita pa makina, nxënësit mbushin qytetin

Bashkia Elbasan, në kuadër të javës Europiane të Lëvizshmërisë, prej datës 16-22 Shtator i është bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit për të organizuar një sërë aktivitetesh për mbrojtjen e mjedisit. Prej orës 10:00 deri në 11:00 qarkullimi i makinave në Bulevardin “Aqif Pasha” nga stadiumi deri tek kryqëzimi “1 Maj” u bllokua duke i dhënë qytetit, jo vetëm më shumë liri, por edhe një pamje më të bukur të qindra të rinjve që lëviznin me biçikleta.

Fushata kombëtare “Java Evropiane e Lëvizshmërisë"

Ditën e djeshme Ministri i Mjedisit lançoi nismën “Java Evropiane e Lëvizshmërisë” që mbahet çdo vit në të gjithë Evropën në datat 16-22 shtator. I pranishëm në këtë në këtë lançim ishte edhe drejtuesi i projektit IBECA i financuar nga BE z. Paolo Bacca, që mbështet këtë vit fushatën kombëtare ndërgjegjësuese. Ibeca financohet nga BE, projekt i ngritur për forcimin e kapaciteteve dhe legjislacionit shqiptar për mjedisin dhe ndryshimeve klimatike.

Ja si u festua Dita pa Makina në Pogradec

Një bashkëpunim i Shoqatës Unë, Gruaja dhe Bashkisë Pogradec, Zyrës Arsimore Pogradec dhe angazhimit të shkollave të qytetit bëri të mundur një fushatë ndërgjegjësimi për të përdorur sa më pak mjetet motorrike që dëmtojnë mjedisin. Data 22 shtator nisi me një marshim masiv me biçikleta në shëtitoren e qytetit. Në këtë marshim u bashkuan edhe këmbësorë, të gjithë dashamirës të mjedisit dhe shëndetit të mirë. Karvani me biçikleta dhe ecja në këmbë synon të kthehet në një traditë për Pogradecin.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Shkodër

Organizta GO2 ka çelur këtë javë aktivitetesh në Shkodër me disa takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare "Dëshmorët e Prishtinës", "Mati Logoreci", "Hasan Riza Pasha" dhe "Azem Hajdari" ku është diskutuar rreth aksidenteteve dhe sigurisë rrugore, biçikletës si mjet i volitshëm transporti, të drejtave dhe sigurisë së këmbësorëve, parkimit dhe transportit publik. Gjithashtu, për më të vegjlit e lagjes Marlulaj dhe Kiras janë zhvilluar lojra edukative lidhur me lëvizjen e qëndrueshme, ndërsa çdo pasdite në qytet ofrohet kinema e hapur me filma për të njejtën temë.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Shkodër - “Lëvizshmëri e zgjuar, Shëndet, Turizëm"

Vijojnë aktivitetet në Javën e Lëvizshmërisë 2017 në Shkodër. Deri më tani janë zhvilluar mjaft aktivitete në fushën e turizmit, të kulturës dhe të mjedisit. Aktivitetet janë zhvilluar jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe në fshatrat dhe zonat rreth tij. Administrata e Zonave të Mbrojtura të Shkodrës, zhvilloi aktivitete në zonën turistike të Shirokës dhe Zogaj, ku përveç kujdesit për bukuritë natyrore të këtyre fshatrave turistikë, për menaxhimin e mirë të tyre, të mbajturit pastër dhe pa ndotje mjedisore.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Vlorë

Sot në Vlorë u kurorëzua Java Evropiane e Lëvizshmërisë, mbas një jave aktivitete me qytetarët, në partneritet të ngushtë me Bashkinë e qytetit, OSHC lokale, shkollarët etj. Aktivitetet kanë pasur qëllim informimin e qytetarëve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, për ndikimin në ekonominë e tyre të lëvizjes alternative, për korsite e reja që u ndërtuan nga bashkia me rastin e këtij eventi në trotuaret e bulevardit Ismail Qemali, përdorimin e tyre nga qytetarët. Të rinjtë vullnetarë vlonjatë punuan sëbashku me punonjësit e bashkisë për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme në korsitë e reja të biçikletave.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë, këtë vit fokusi tek lëvizshmëria e përbashkët

Me moton së bashku shkoni më larg, ka nisur edhe për këtë vit Java Evropiane e Lëvizshmërisë. Tema për këtë vit është lëvizshmëria e përbashkët, pa ndotje dhe e zgjuar. “Lëvizshmëria e përbashkët”, është zemra e temës për 2017, ajo është pjesë e konceptit të ekonomisë bashkëpunuese ose ndarjes së kostove ekonomike, e përcaktuar në programin evropian për ekonominë bashkëpunuese, si një shumëllojshmëri e modeleve të bizneseve ku aktivitetet lehtësohen nga platformat e bashkëpunimit të cilat krijojnë një treg të hapur për përdorimin e përkohshëm të mallrave ose shërbimeve që shpesh sigurohen nga individë privatë.

Mençuria jonë për të lëvizur, do mund të zvogëlojë ndotjen

Për lëvizshmërinë e përbashkët, Milieukontakt Albania, Qendra EDEN, Eco Albania, dhe Lex Ferenda organizuan së bashku aktivitete ndërgjegjësuese, për një mjedis pa ndotje dhe lëvizje të zgjuar, në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Thuajsee  gjithë dita e 22 shtatorit ishte e zënë nga aktivitetet ndërgjegjësuese dhe informuese për mjedisin tonë të pëbashkët. Aktivitetet filluan me marshimin paqësor ndërgjegjësues, për të nxitur kështu të lëvizurit në këmbë. Me zhvillimet e saja të hërë pas hershme urbanisitke, Tirana ka nevojë për tortuare në zona të ndryshme të saja, si edhe përmirësim të mëtejshëm të sinjalistikës së qytetit.

Nesër në Tiranë “Dita pa makina”, rrugët ku do ndalohet qarkullimi

Nesër në Tiranë është “Dita pa makina” dhe bashkia informon qytetarët për 4 segmentet ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë. Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë: 1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës; 2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”; 3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”; 4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Promovohet harta tematike e Parkut të Natyrës ”Gazi Baba” në Shkup

Në Parkun e Natyrës ”Gazi Baba” u mbajt promovimi i hartës tematike për këtë park, si pjesë e aktiviteteve të Bashkisë së Shkupit në ditën e tretë të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2016. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Koce Trajanovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit, i cili deklaroi se edhe këtë vit Shkupi iu bashkangjit familjes së qyteteve evropiane të cilat e shënojnë këtë javë evropiane, përmes një numër aktivitetesh të ndryshme.

Shpallen fituesit e konkursit kombëtar në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë

Në muajin Shtator 2016, në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, javë ku u angazhuan me aktivitete ndërgjegjësuese rreth 2200 qytete në mbarë globin Ministria e Mjedisit, me mbështetjen e projektit IBECA të financuar nga programi IPA i BE, shpalli “Konkursin Kombëtar të Pikturës” me temë :”Transport inteligjent- ekonomi e fortë”. Misioni i këtij Konkursi Kombëtar ishte rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë, për mbrojtjen e Mjedisit si dhe inkurajimi për kontributin në promovimin e tij, me synim sjelljen sa më pranë qytetarëve mesazhet sensibilizuese të të rjnjve.

Sot dita botërore pa makina, aktivitete me biçikleta në Prishtinë

Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor planifikoi që bashkërisht, së paku për një ditë të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes. Me këtë ngjarje simbolike MMPH-ja i bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim, në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.

Sot kulmon “Java Evropiane e Lëvizshmërisë”

Sot kulmon Java Evropiane e Lëvizshmërisë që mbahet çdo vit në të gjithë Evropën në datat 16-22 shtator. Këtë vit janë regjistruar 2406 qytete evropiane ndër të cilat edhe 14 qytete shqiptare të cilat iu përgjigjën thirrjes së Ministrit të Mjedisit z. Lefter Koka për të organizuar aktivitete ndërgjegjësuese në mbarë vendin. Kjo është përfshirja më e madhe e Shqipërisë në këtë nismë të BE-së. Java Evropiane e Lëvizshmërisë u lançua nga ministri Koka më 15 shtator 2016. Ministri Koka u bëri apel të gjithë kryebashkiakëve për të zgjedhur aktivitete ndërgjegjësuese gjatë gjithë kësaj jave.