rruge solare

Route 66: Rruga e parë publike solare në SHBA

Shteti Missouri po prezanton një set fotovoltaik që gjeneron energji përgjatë një seksioni të autostradës së famshme, këto janë panelet e para të tilla në një rrugë publike në SHBA. Materiali i përdorur për shtrimin e rrugës është zhvilluar nga Solar Roadways, një kompani e krijuar nga shpikësit Scott dhe Julie Brusaw të cilët rritën me më shumë se 2.2 milionë $ fondet e mbledhura në vitin 2014 për të sjellë teknologjinë e tyre në treg. Brusaw pohojnë se zëvendësimi i të gjitha rrugëve të Amerikës dhe parkingjeve me materialin e tyre diellor do të gjenerojë më shumë se tri herë konsumin e energjisë elektrike të vendit në vit.