uragan

"Matthew" - 34 viktima në SHBA, kërcënon dhe uragani Nicole

Ka shkuar në 34 numri i viktimave si pasojë e uraganit Matthew në Shtetet e bashkuara të amerikës. Vendi më i prekur nga stuhia vdekjeprurëse është Karolina e Veriut, në të cilën kanë humbur jetën 18 peroona. Situata është e vështirë edhe në Florida, ku stuhia ka shkaktuar 9 të vdekur. Shumica prej tyre kanë humbur jetën të bllokuar në automjete të cilat i ka marrë rjedha e ujit bashkë me erërat e forta. Uragani Matthew shkaktoi një tragjedi në Haiti, me mbi 500 të vdekur, zona të tëra të zhdukuara nga harta, shtëpi të shkatëruara dhe mijëra perosna që vuajë nga mungesa e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe medikamenteve.

“Harvey” dhe “Irma”, “çifti” që shkatërroi SHBA-të

Llogaritja e kostos së dëmeve të shkaktuara nga “Harvey” dhe “Irma” është thuajse e pamundur, kjo edhe sepse nuk dihet as nga të fillohet dhe cilët zëra të përfshihen në bilanc. Edhe duke qëndruar në pozicionet minimaliste, siç ka bërë agjencia e vlerësimit “Moddy’s”, llogaria mund të shkojë në 150 deri në 200 miliardë dollarë, shumë më tepër nga dëmet e shkaktuara prej uraganit “Katerina” në Neë Orleans në vitin 2005. Shuma përfshin dëmet që kanë të bëjnë me banesat, njësitë tregtare, mjetet private dhe infrastrukturat publike.

Bie fuqia e uraganit monster, shpëton Florida

Uragani më i fuqishëm prej një dekade në Atlantik e kurseu Floriden nga goditja shkatërrimtare. Edhe pse cikloni vazhdon të lëvizë në vijën bregdetare të shtetit amerikan të përgatitur për më të keqen, fuqia e tij ka rënë e tashmë kategorizohet si stuhi e kategorisë dy me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 177 km në orë. Dëmet megjithatë nuk kanë qënë të vogla. Në Florida, Matthew dëmtoi rrugë, rrëzoi pemë e la pa energji elektrike më shumë se 1 milionë shtëpi dhe biznese. Tani ai po lëviz në veri duke mbjellë frikë në Georgia dhe dy Karolinat ku autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi.

Europa “reagon” me vonesë pas uraganit “Irma”

Vendet europiane po intensifikojnë përpjekjet e shpëtimit në territoret e tyre në Karaibe, të shkatërruara nga uragani “Irma”, pas kritikave mbi reagimin e tyre. Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi ishujt francezë që u përballën me fuqinë e plotë të stuhisë, duke premtuar se një korridor ajror do të mbahej i hapur për më shumë ndihma. “Ajo që ndodhi pak ditë më parë në St. Martin dhe St. Barthelemy, është një katastrofë natyrore që nuk është parë në rajon që nga viti 1931.

Fatkeqësitë natyrore

Sikur ngrohja globale të mos ishte një kërcënim i mjaftueshëm, planifikimi i dobët dhe mungesa e subvencioneve i përkeqësojnë më shumë përmbytjet. Shkalla e shkatërrimit do të bëhet e qartë vetëm kur ujërat e përmbytjeve të pakësohen, duke nxjerrë më në pah pasojat, të tilla si makina të shkatërruara, shtëpi të zhytura në baltë dhe më e keqja nga të gjitha, kufomat e të mbyturve. Por sipas të dhënave të publikuara, teksa shiu i rrëmbyeshëm vazhdonte të binte mbi Teksasin jugor për ditën e gjashtë radhazi, Uragani Harvey po konsiderohej si përmbytja më e rëndë në Amerikë, shkruan The Economist.

Florida zhytet në ujë, mbërrin uragani Hermine

Uragani Hermine preku tokën në Floridën veriore, duke u bërë i pari që godet shtetin në 11 vjet. Hermine u përplas dhunshëm në gjirin e Floridës në orët e para të së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke sjellë me vete një stuhi të fuqishme. Guvernatori Rik Skot shpalli gjendjen e emergjencës në 51 konte, ndërsa banorët u paralajmëruan për një stuhi të rrezikshme. Siç bëri të ditur Qendra Kombëtare për Uraganët, shpejtësia e erës arriti 80 km në orë. Autoritetet në kryeqytetin e vendit Tallahassee thanë se të paktën 70 mijë banesa ishin pa energji elektrike.

Florida, Obama: Uragani Matthew është i rrezikshëm, evakuohuni

Uragani Matthew mund të jetë shkatërrues për Floridën. Si pasojë e kësaj, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar popullsinë, duke u bërë thirrje banorëve që të ndjekin urdhrat për evakuim. Obama, pas vizitës së tij në selinë e Mbrojtjes Civile Amerikane, shtoi se uragani mund të ketë pasoja të rënda. Që tani 30 viktima nga uragani Uragani Matthew, me një shpejtësi prej 230 kilometra në orë, ka provokuar të paktën 17 të vdekur. Ndërkaq 4 persona kanë vdekur në Republikën Dominikane dhe 13 në Haiti.

Irma lë pas shkatërrim në Florida, shkon drejt Xhorxhas

Uragani Irma përshkoi Karaibet javën e kaluar duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në ishuj, para se të godiste në Florida. Ekspertët thonë se Irma është stuhia më e madhe dhe më e gjatë e kategorisë 5, në historinë e Atlantikut. Rreth 40 vetë kanë humbur jetën, disa prej të cilëve në Florida. Autoritetet po dërgojnë ekipe ndihmash për të ndihmuar viktimat, për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të vlerësuar dëmet në Florida, ndërsa shtetet e Xhorxhas dhe Alabamës marrin masat për të përballuar stuhinë që tashmë është dobësuar.

Irma shkatërron Karaibet. Uragani me fuqi maksimale drejt Floridës

Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km/h, uragani Irma ishte shkatërrues për Karaibet. Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 7 persona kanë humbur jetën. Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë në shkallën e matjes së fuqisë së stuhive, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht. Shkalla e dëmeve është pak më e qartë, por bilanci i viktimave mbetet provizor e ka gjasa të rritet akoma.

Karaibet, sërish nën darën e stuhive. Rreziku tashmë quhet “Maria”

“Maria” pritet të kthehet në një stuhi të fuqishme e të rrezikshme, teksa i afrohet ishujve Leeëard në Karaibe. Stuhia, e cila për momentin është e kategorisë së parë, pritet të fuqizohet ndjeshëm përgjatë dy ditëve në vijim, e do të godasë ishujt qysh pasditen e kësaj të hëne, sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare amerikane të stuhive. Kjo e fundit po vijon nëpër të njëjtën trajektore si “Irma”, uragani që shkatërroi thuajse tërësisht rajonin më herët gjatë këtij muaji. Paralajmërime si pasojë e stuhisë janë lëshuar për Guadeloupe, Dominica, St. Kitts dhe Nevis, Monserrat dhe Martinique.

Pasojat e uraganit Maria, shkatërrohet prodhimi i bananeve

Uragani Maria ka shkatërruar të gjithë prodhimin e bananeve në ishujt Martinica dhe Guadalupe, territore franceze në Karaibe, gjë e cila ka dëmtuar rëndë ekonominë e ishujve. Dy ishujt, ndër prodhuesit kryesor të frutit të verdhë ekzotik parashikojnë rikuperimin e dëmeve vetëm në verën e vitit 2018. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të filluar procedurat e kompensimit për pronarët e plantacioneve të bananeve.

Përmbytjet katastrofike në Teksas, më e keqja pritet të vijë

Përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit, vetëm sa do të përkeqësohen në ditët në vijim pasi niveli i ujërave vazhdon të rritet pas një stuhie të përmasave historike. Një rekord prej 75 cm shi ka rënë në qytetin e Hjustonit pas uraganit “Harvey”, duke i shndërruar rrugët në lumenj. Por, parashikuesit thonë se shifra mund edhe të dyfishohet në ditët në vazhdim. Të hënën, presidenti Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës edhe për Luizianën fqinje. “Harvey” preku tokën si një uragan i kategorisë së katërt të premten, duke sjellë me vete përmbytje të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedenta.

Planifikimi urban për të parandaluar përmbytjet

Lajmet nga skaje të ndryshme të globit, që nga Shtetet e Bashkuara në Azinë e Jugut kanë përcjellë skena shkatërrimi në nivele rekord të shkaktuara nga përmbytjet e stuhitë. Korrespondentja Elizabeth Lee ka biseduar me specialistë të zhvillimit urban për të mësuar se çfarë zgjidhjesh ekzistojnë për të mbrojtur qendrat e banuara nga shkatërrimi prej faktorëve natyrorë: Nga Hjustoni në Majami, e deri në qendrat e banuara në Azinë e Jugut, 2017 është shoqëruar me shkatërrime. Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi urban krijojnë një formulë të përsosur për dëme katastrofike:

Pse urganët po bëhen gjithnjë e më shkatërrues?

Uragani Irma, si dhe stuhia Harvey, nuk u shkaktuan nga ndryshimet klimatike. Por shkatërrimi i tmerrshëm që ai ka dërguar nëpër Atlantik mund të jetë si shkak. Shkencëtarët thonë se pyetja nëse ngrohja globale ishte arsyeja për motin ekstrem është pyetja e gabuar. Në vend të kësaj, duhet të përqendrohemi në atë se si ngrohja globale ka ndihmuar që uraganet të kthehen në forca edhe më shkatërruese sesa kurrë më parë.

Rishikohet ekonomia e SHBA – Rritet me 3.1% në T2, uraganet pritet të ndikojnë më vonë gjatë vitit

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit sipër vlerësimit fillestar në tremujorin e dytë, duke rezultuar në normën më të lartë të rritjes në më shumë se 2 vite. Megjithatë, vrulli ka gjasa të jetë ngadalësuar për tremujorin e tretë për shkak të ndikimit të uraganëve Harvey dhe Irma. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 3.1% me bazë vjetore për periudhën Prill-Qershor, raporton Departamenti i Tregtisë. Rishikimi në rritje nga 3%, reflektoi një rritje të investimeve në inventar. Rritja ekonomike e tremujorit të kaluar ishte më e larta që prej fillimit të 2015-ës dhe vjen sipër rritjes prej 1.2% në tremujorin e parë.

SHBA - Stuhia mbërrin edhe në shtetin e Luizianës

Pas Teksasit, Stuhia Tropikale Harvey ka mbërritur edhe në shtetin amerikan të Luizianës. Një rekord reshjesh ka pushtuar tashmë të dy shtetet ndërkohë që pjesë të mëdha të qytetit të Hjustonit janë tashmë nën-ujë. Më shumë se 20 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e kësaj stuhie, ndërkohë që mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre në kërkim të strehave të emergjencës për shkak të përmbytjeve të rënda.

SHBA: "Maria", arrin kategorinë 5, shkatërron ishullin e Dominikës

Uragani “Maria”, është forcuar edhe me një kategori, në 5, duke u bërë "potencialisht katastrofike", njofton rrjeti i BBC. Ndërkohë kanë filluar në Ishujt Karaibe dhe Republikën Domenikane me erëra të forta me shpejtësiprej 260 km/h. Shteti i Dominikës, në Karaibe, ka pësuar dëme të mëdha nga uragani “Maria”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Roosvelt Skerrit në Facebook e tij duke shkruar: Kemi humbur gjithçka që mund të blejë paraja, jemi në mëshirën e plotë të stuhisë. Ai tha se shtëpia e tij kishte përmbytur, duke shtuar më vonë se ai ishte shpëtuar.

Teksas, “Harvey” pritet të godasë sërish sot disa zona në Hjuston

Stuhia “Harvey” pritet të godasë sërish disa zona brenda dhe rreth Hjustonit, të cilat do të përballen me shtim të sasive të reshjeve deri në 30 cm, duke e çuar sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në disa pjesë të qytetit. Deri më tash janë konfirmuar të paktën 9 viktima si pasojë e asaj që konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Hjustonin në 50 vitet e fundit. Shumë prej të evakuuarve po përballen me vështirësinë e gjetjes së një strehe për t’u mbrojtur nga shirat e shumta, shqetësim mbetet një goditje tjetër e stuhisë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Trump javën e ardhshme do të vizitojë Porto Rikon

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vizitojë më 3 tetor Porto Rikon. “Porto Riko ka nevojë për shumë para. Do të shkoj atje të martën, kjo duket të jetë dita më e përshtatshme që nuk ndërpret punën dhe përpjekjet e punonjësve të emergjencës për të ndihmuar njerëzit”, u tha Presidenti Trump ligjvënësve ndërsa i njoftoi për vizitën që vjen rreth dy javë pasi uragani Maria shkatërroi territorin e ishullit.

Uragani “Irma” bëhet gati të godasë Karaibet, rrezik edhe në SHBA

Uragani “Irma” ka fituar fuqi, teksa bëhet gati të godasë ishuj të ndryshëm të Karaibeve. Uragani fryn erëra që arrijnë deri në 220 km në orë dhe ka gjasa të forcohet në 48 orët e ardhshme, ka njoftuar më herët Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara. “Irma” është parashikuar të godasë më vonë gjatë ditës ishujt Liuord, duke kërcënuar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme. Ndërkohë, shteti amerikan i Floridës ka shpallur gjendjen e emergjencës.

  • 1
  • 2