dhia e zeze

Dhia e zezë e Dukatit, kafsha që po ruhet nga zhdukja

Nga Xhensila Demollaj Historia e fshatit të Dukatit sot është më shumë se ekzistuese në mendjet e banorëve të zonës. Rrëfenjat flasin për këtë fshat si një nga më të mëdhenjtë në gjithë Shqipërinë. Udhëtimi në ditët e sotme bëhet lehtazi pasi janë rrugët e shtruara me asfalt, ndërsa më parë, njerëzit janë munduar ta bëjnë këtë rrugë në këmbë, ose me kuaj kush kishte mundësi, deri në qendrën e fshatit. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër.

Në Ditën Botërore të Kafshëve, dhia e egër, simboli i vitalitetit dhe qëndresës

Në vendin tonë, dhitë e egra si kudo jetojnë në popullata të izoluara të përqëndruara në masivet më malore e shkëmbore, në Alpet e veriut, Korab, Nemërçkë, Tomor, Gramoz dhe në ndonjë masiv tjetër shkëmbor. Sipas një studimi, në malin e Nemërçkës ne pjesën që i përket teritorit shqiptar,ndodhen disa individë që së fundmi janë shtuar për shkak të ndalimit të gjuetisë. Arijnë ndonjëherë një moshë deri 22 vjeç, por maksimalisht jetojnë 15-17 vjeç.