zogj migratore

Nis unazimi i shpendëve migratorë nga specialistët e mjedisit

Jemi futur në stinën e shpendëve migratore dhe specialistët e faunës fluturake kanë nisur identifikimin dhe unazimin e shpendëve të rrallë që vijnë e ikin nga vendi ynë. Këtë herë, AOS (Albanian Ornithological Society) po forcon kapacitetet e saj teknike në një kamp unazimi, një nga më të mëdhenjtë në Europë, të organizuar nga partnerët tanë të Stacionit të Unazimit të Shpendëve të Liqenit Kolon (Hungari). Behet fjalë për shpende të mrekullueshëm të kapur, të matur, të unazuar dhe të lëshuar menjëherë.

Një liqen në Iran bëhet i kuq, shkaku është alarmues

Fotografitë e liqenit Urmia në Iran po bëjnë xhiron e botës ditët e fundit. Uji i këtij liqeni ka marrë ngjyrë të kuqe, duke alarmuar banorët e zonës përreth. Fatkeqësisht, pas këtij ndryshimi fshihet me të vërtetë një alarm mjedisor. Është fjala për përhapjen e befasishme të një lloj alge që njihet me emrin Dunaliella. Në vitet e fundit, sipërfaqja e këtij liqeni është reduktuar me 70 %, prania e kripës është shtuar dhe zogjtë migratorë që ndalonin në ujërat e tij janë zhdukur. Për këtë arsye, qeveria e Teheranit po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

PPNEA hap sezonin e Spring Alive në Shqipëri

Ekipi i Shoqatës së Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri - PPNEA organizoi një aktivitet edukues në shkollën Tirana International School për të prezantuar iniciativën e Spring Alive. Nxënës nga klasa 4-6 mësuan më shumë rreth 5 shpendëve shtegtues të SA, Dallëndyshen Bishtëgërshërë, Lejlekun, Qyqen, Dejkën dhe Gargullin, të cilët bashkë me mësuesit dhe prindërit do të regjistrojnë vëzhgimet e tyre për këto shpendë në faqen elektronike të SA, duke krijuar kështu një harte në kohë reale e cila gradualisht do të na lajmërojë për ardhjen e pranverës.