Florida

"Matthew" - 34 viktima në SHBA, kërcënon dhe uragani Nicole

Ka shkuar në 34 numri i viktimave si pasojë e uraganit Matthew në Shtetet e bashkuara të amerikës. Vendi më i prekur nga stuhia vdekjeprurëse është Karolina e Veriut, në të cilën kanë humbur jetën 18 peroona. Situata është e vështirë edhe në Florida, ku stuhia ka shkaktuar 9 të vdekur. Shumica prej tyre kanë humbur jetën të bllokuar në automjete të cilat i ka marrë rjedha e ujit bashkë me erërat e forta. Uragani Matthew shkaktoi një tragjedi në Haiti, me mbi 500 të vdekur, zona të tëra të zhdukuara nga harta, shtëpi të shkatëruara dhe mijëra perosna që vuajë nga mungesa e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe medikamenteve.

Alarm në Florida, 980 mln litra lëng radioaktiv në burimin e ujit të pijshëm

Një gropë e madhe është hapur në një fushë pranë një fabrike mbetjesh në SHBA dhe kjo ka shkaktuar rrjedhjen e 980 milionë litrave lëng radioaktiv në një burim të ujit të pijshëm në Florida. Gropa ka një diametër prej 14 metrash u hap poshtë një impianti lëndësh kimike mes tyre dhe lëndë radioktaive që rridhnin nga prodhimi i fosfatit. Kjo gropë arrin në një prej burimeve më të mëdha të nëndheshme të ujit të pijshëm në Florida.

Bie fuqia e uraganit monster, shpëton Florida

Uragani më i fuqishëm prej një dekade në Atlantik e kurseu Floriden nga goditja shkatërrimtare. Edhe pse cikloni vazhdon të lëvizë në vijën bregdetare të shtetit amerikan të përgatitur për më të keqen, fuqia e tij ka rënë e tashmë kategorizohet si stuhi e kategorisë dy me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 177 km në orë. Dëmet megjithatë nuk kanë qënë të vogla. Në Florida, Matthew dëmtoi rrugë, rrëzoi pemë e la pa energji elektrike më shumë se 1 milionë shtëpi dhe biznese. Tani ai po lëviz në veri duke mbjellë frikë në Georgia dhe dy Karolinat ku autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi.

Florida, Obama: Uragani Matthew është i rrezikshëm, evakuohuni

Uragani Matthew mund të jetë shkatërrues për Floridën. Si pasojë e kësaj, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar popullsinë, duke u bërë thirrje banorëve që të ndjekin urdhrat për evakuim. Obama, pas vizitës së tij në selinë e Mbrojtjes Civile Amerikane, shtoi se uragani mund të ketë pasoja të rënda. Që tani 30 viktima nga uragani Uragani Matthew, me një shpejtësi prej 230 kilometra në orë, ka provokuar të paktën 17 të vdekur. Ndërkaq 4 persona kanë vdekur në Republikën Dominikane dhe 13 në Haiti.

Uragani “Matthew” zbraz Floridën. Mbi 100 viktima e dëme të shumta në Haiti

Bilanci i vdekjeve nga uragani shkatërruese “Matthew” në Haiti ka mbërritur në mbi 100. Vazhda e dëmeve që “Matthew”, i kategorizuar tashmë si stuhi e shkallës së katërt, ka lënë pas në vendin e varfër është e paimagjinueshme. Njëri prej qyteteve të gjendura në rrugën e tij, Jeremie është rrafshuar thuajse krejtësisht nga faqja e dheut. Uragani, që solli me vete shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi 230 km në orë, llogaritet të ketë kthyer në gërmadha mbi 3.200 shtëpi, ka zhvendosur 15 mijë vetë, ka shkatërruar plantacione e ka mbytur kafshë.