pedonale

Francë - Parisi ndalon lëvizjen e makinave përgjatë lumit Sena

Një plan i diskutueshëm për të kthyer në pedonale rrugën përgjatë lumit Sena në qendër të Parisit është miratuar nga këshilli i qytetit. Skema historike, që është përshkruar nga kryetari i bashkisë së Parisit si “fundi i një autostrade urbane dhe rikthimi i Senës”, do të mbyllë përgjithmonë kalimin e automjeteve në bregun e djathtë të lumit. Kjo nismë është ndërmarrë për të ulur sa më shumë nivelin e ndotjes në qytet. Gjatësia e rrugës që shtrihet nga kopshtet Tuileries pranë Luvrit në tunelin e Henri IV në afërsi të Bastijës, përshkohet nga rreth 43 mijë makina në ditë, raporton Le Monde.

Sheshi “Skënderbej” pedonale në vitin 2016

Vitin e ardhshëm qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër pedonale. Sheshi “Skëndërbej” në qendër të kryeqytetit është parashikuar të vihet në funksion të këmbësorëve dhe atyre që pedalojnë.

Zonat pedonale që do t’i shtohen kryeqytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rikonfirmoi edhe njëherë se pas Sheshit “Skënderbej”, edhe Sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet tërësisht në pedonale për qytetarët. “Ne jemi produkte të vendimeve që marrim, po të marrim vendime të drejta, të guximshme pavarësisht histerisë që shpërthen ndonjëherë nga ca minoranca të zhurmshme ne mund t’ia dalim që të kemi një qytet më të mirë siç është rasti i hapësirave pedonale permanente siç është sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri edhe disa zona të tjera më të vogla.