Fushe-Arrez

Agrobiodiversiteti në Komunën Blerim, Fushë-Arrëz

Në datë 30 shtator u organizua në komunën Blerim një trajnim me fermerë nga komuna, mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Trajnimi u organizua në fermën e familjes Dervishi, nga eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari, dhe agronomi ekstensionist i zonës, Mehmet Ramadani. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e agro-biodiversitetit, punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës.