Ceki

Zbulohet në Republikën Çeke shpella më e thellë nënujore në botë

Një humnerë e thellë 404 metra, e zbuluar në Republikën Çeke, i ka vjedhur fronin luginës karstike të Pozzo del Merro në Itali me 392 metrat e tij, duke u vlerësuar si humnera më e thellë në botën natyrale nënujore në botë. Shpella nënujore gjendet në territorin e Moravia, në zonën perëndimore të vendit, mes lokalitet termal të Teplice nad Becvou dhe komunës së Hranice. Grupi ka arritur të zbresë deri në 200 metra thellësi, pastaj nëpërmjet një roboti të lidhur me telekamera ka arritur të prekë thellësinë deri në 404 metra. Askush se përjashton faktin që kjo humnerë nënujore mund të jetë edhe më e thellë.