arinj

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë Arinjtë e mbajtur në robëri të zymtë në Shqipëri po përshtaten me një jetë të re në Kosovë, duke stimuluar krijimin e një strehe edhe në Shqipëri. Pasi është torturuar në kafaz për dy vite, ariu i dëshpëruar Tomi la Shqipërinë dhe gjeti një shtëpi më të mirë në Kosovë një muaj më parë. Ariu pesë vjeҫar, i cili është mbajtur në robëri në kushte të zymta, për të kënaqur vizitorët në një restorant në veri të Tiranës, është shpërngulur tani në një strehim afër liqenit Badovc, 21 km larg nga Prishtina.