zhvillimi i qendrueshem

Si ndihmojnë pemët për qytete më të shëndetshme

Nga Pascal Mittermaier*

Majin e kaluar, unë pata fatin jo aq të mirë të vizitoj Mumbain, në Indi, gjatë muajit më të nxehtë të vitit në historinë e këtij qyteti. Temperaturat qëndruan të larta në mbi 40°C për disa ditë me radhë. Dallimi mes qëndrimit nën hijen e një peme dhe qëndrimit nën diell qe si dallimi mes natës dhe ditës. Valë të tilla nxehtësie nuk janë thjeshtë të parehatshme. Ato përbëjnë kërcënime serioze për shëndetin – kërcënime që shpesh anashkalohen në diskutimet mbi trajtimin e rrezikut për mot ekstrem.