PRTR

Forcohet kontrolli i ndotjes në territorin e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), bënë të mundur vënien në punë të regjistrit online të shkarkimeve dhe të transferimit të ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky regjistër mundëson që publiku të ketë qasje online në informacionin mjedisor për 250 kompanitë më të mëdha, në lidhje me sasinë vjetore të shkarkimeve (emetimeve) të ndotësve në: • Ajër, Ujë, Tokë (kg/vit) (duke përfshire të gjitha shkarkimet: e qëllimshme, aksidentale, rutinë dhe jo rutinë, ku shkarkimet aksidentale raportohen veçmas).

Konsolidohet sistemi i regjistrit të raportimit të ndotësve në Shqipëri

Përfundoi në Shkup, në datat 8-9 nëntor, konferenca rajonale dy ditore për ndarjen e përvojave në kuadër të projektit "Regjistri i Integruar i Shkarkimit dhe Transferimit te Ndotësve (PRTR)", në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi, financuar nga Ministria Federale gjermane për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës, Ndërtimin dhe Sigurinë Bërthamore, të mbikëqyrur nga Agjencia e Mjedisit gjermane (UBA) dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëria ka nënshkruar Protokollin për Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve që në qershor 2006, duke u bërë palë e angazhimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Për të fuqizuar më tej vendin në këtë angazhim të tijin.