buxhet

Mjedisi në politikën e qeverisë mbetet ende “fëmija i njerkës”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, renditet në vendet e fundit për vlerat e parshikuara financiare të Planit Buxhetor Afatmesëm për vitin 2017-2019. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit planifikon menaxhon dhe administron zbatimin e programit të Qeverisë. Ajo ka rolin e koordinatorit të të gjitha drejtorive të politikave për ndjekjen në vazhdimësi të problematikave afatshkurtra dhe afatgjata në fushën mjedisore. Por cila është politika mbi mjedisin e qeverisë aktuale?

Politikat mjedisore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Në datë 14.11.2017, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dhe miratoi në parim buxhetin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në këtë mbledhje të Komisionit, i pranishëm ishte dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi, i cili bëri edhe prezantimin e projektbuxhetit për ministrinë për vitin 2018. Në lidhje me politikat kryesore mjedisore të ministrisë, z. Klosi u shpreh: “Përsa i përket politikave në fushën e mjedisit, detyrat tona shkojnë për:

Prezantohet Projektbuxheti 2017 për Mjedisin

Ditën e djeshme, Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka prezantoi në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Projektbuxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vitin 2017. Në fjalën e tij Ministri Koka theksoi se, “Buxheti i Ministrisë së Mjedisit për vitin 2017, në tërësinë e tij, shënon një rënie krahasuar me një vit më parë, kjo për arsyen se zëri i sektorit të pyjeve në mesin e 2016-ës kaloi në pronësi, menaxhim dhe administrim të pushtetit vendor.