ndotja e ajrit

‘Air Near’, aplikacioni i adoleshenteve që ju tregon nivelet e ndotjes së ajrit

Tre vajza nga qyteti ukrainas Zaporizhia donin të mësonin kodimin kompjuterik. Ata gjithashtu e dinin se ndotja e ajrit ishte problemi më i madh me të cilin përballej qyteti dhe ishin të vendosura për të gjetur një mënyrë për të trajtuar këtë çështje. Në nxitjet e mësuesve të tyre, ata morën pjesë në konkursin e “Technovation” (teknologjinë novatore), një konkurs ndërkombëtar që inkurajon vajzat për të mësuar kodimin kompjuterik dhe për të përdorur njohuritë për të trajtuar çështje specifike në komunitetet e tyre, që kanë ndikim global.

“Bomba me sahat” e mbetjeve në Porto-Romano

“Problemi më urgjent mjedisor në Bashkinë e Durrësit është depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta. Depozita e Porto‑Romanos është kthyer në një bombë me sahat. Në këtë kontekst zgjidhja e depozitës së re të mbetjeve të ngurta është urgjente dhe strategjike”, ishte ky konkulzioni që nxorri në muajin shkurt 2016, Bashkia Durrës dhe Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në “Analizën dhe Vlerësimin e Territorit”. “Boma me sahat” është vendosur rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit. Ajo zë një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura.

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

“Vrasësit e heshtur” që i kemi brenda shtëpisë

Ndotja e ajrit, sidomos në qytetet e mëdha, është një ndër shkaktarët e sëmundjeve të rënda që çojnë në vdekje. Por kur është fjala për ndotjen, ajo që shumë prej nesh nuk dinë është se ajri i ndotur nuk qëndron vetëm jashtë shtëpive tona. Ndotjen ne e prodhojmë vetë edhe brenda mureve të shtëpisë në forma të ndryshme. Dushi, aromatizuesit e ajrit dhe qirinjtë aromatikë janë ndotës. Në Britani, këta “vrasës të heshtur” janë shkaktarët e 40 mijë vdekjeve në vit. Sipas studiuesve, ndotja brenda shtëpisë është shkaktare ose kontribuuese në vdekjen e 99 mijë personave në vit në Europë.

6 masa urgjente për të ulur ndotjen e ajrit

Ndotja e ajrit është problemi më i madh shëndetësor dhe mjedisor pothuajse i tërë qyteteve të mëdha. Ndotja e ajrit është shumë më keq se ç’mendojmë ne! Këtë vit Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi ndotjen e ajrit si rrezikun e vetëm më të madh në botë për shëndetin dhe mjedisin. Megjithatë shumë prej nesh vazhdojnë të jenë rehat. Fakti se ndotja e ajrit mund të mos duket me sy të lirë, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Për shembull sa herë e shohim Tiranën nga Dajti kuptojmë më qartë se ku jetojmë dhe çfare ajri thithim, sesa kur jemi në Tiranë.

A mundet kjo kullë që “ha” smogun të jetë zgjidhja për ndotjen në Kinë?

Një nga sfidat e shekulli të XXI është ndotja e ajrit, jo vetëm për Kinën por për të gjithë botën, ajri ndotur po shkakton rreth 3 milion vdekje çdo vit, kjo sipas një studimi të publikuar në gazetën Nature vitin e kaluar. Ky numër mendohet të dyfishohet deri në vitin 2050. Nuk është surprizë që vendet që ndotin më shumë të jenë më të rrezikuar: Kina, e cila është një nga vendet me zhvillim ekonomik të madh, ka gjithashtu ajrin më të ndotur sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Për ata që jetojnë atje, ky lajm nuk është aspak shokues.

Agjencia Evropiane e Mjedisit publikon raportin e ri për COP21

Në një raport të ri të publikuar për Konferencën e Klimës në Paris nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) në Kopenhagë, vlerësohet se 430,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë lidhen me ndotjen e ajrit.

Ajërpokalipsi: “Emigrantët” e smogut braktisin qytetet kineze

Dhjetëra mijëra “emigrantë të smogut” raportohet se kanë braktisur ndotjen në Kinën veriore, pasi vendi u godit nga “ajërpokalipsi” i fundit duke bërë kështu që gjysëm miliardë individë të jetojnë nën një mbulesë tymrash toksikë. Zona të tëra të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore kanë jetuar nën një nivel ndotjeje me “sinjalizim të kuq” që prej të premtes së shkuar kur një miks i madh ndotësish e transformuan qiellin në një mjegull të verdhë të mbushur me gaze toksike.

Ajri i ndotur në Prishtinë shkaktar për sëmundjet e shumta të qytetarëve

Muajt e fundit është vërejtur se ndotja e ajrit në Prishtinë ka kaluar parametrat e lejuar. Nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit” Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 151 deri në 200, me vlerën 157 të PM2.5, që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të pashëndetshme. Antigona Ukaj-Haxha, specialist i shëndetit publik në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se efektet akute dhe kronike të koncentrimit të ndotësve të ajrit që ndikon shumë në shëndetin e qytetarëve.

Ajri i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kërçovë

Në Tetovë, komunat e Shkupit, Manastir dhe Kërçovë sot në mëngjes ajri është i ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor regjistruan në Tetovë përqëndrime të grimcave PM10 nga 226 mikrogramë, në Manastir 138 dhe në Kërçovë 114. Nga komunat e Shkupit, përqëndrime më të larta janë matur në qendër, 197, në Gazi Babë 146, Lisiçe 143, afër rektoratit 135. Mbi normat maksimalisht të lejuara matjet kanë rezultuar në Veles 92 mikrogramë dhe Koçan 63 mikrogramë në metër kub.

Ajri i papastërt, vdekjeprurës

Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastërt është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua, kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi i ri “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit. Urvashi Narain, ekonomist i lartë për mjedisin në Bankën Botërore thotë se “Motivacioni kryesor i këtij raporti ishte të theksonte sfidën e ajrit të ndotur.

Ajri i pastër kur s’ka makina, matjet në ditët e pushimit dhe të ftohtit

Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram. “Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90, ndërsa në ditët e pushimit apo në ditët e ngricave këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, shprehet Diana Mile, drejtoreshë e planifikimit të politikave të mjedisit.

Ajri që po na vdes! Specialistët ngrenë alarmin, shifra të frikshme të personave të prekur nga kanceri

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje. Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur. “Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën.”

AKM prezanton Raportin e Gjendjes së Mjedisit për vitin 2016

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi të premten e kaluar “Raportin e Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016”. Nëpërmjet këtij raporti Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) sjell informacionin dhe vlerësimin mjedisor mbi gjendjen e mjedisit si dhe vlerësimin e shkallës së zbatueshmërisë dhe efektivitetit të politikave mjedisore kombëtare dhe përafrimit të tyre me ato europiane. Në fjalën e tij, kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri theksoi se raporti vjen me një monitorim më të plotë se në vitet e kaluara ndonëse buxheti për përgatitjen e këtij raporti ka shënuar rënie.

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

Alarm në Kinë, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu

Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë. Në kryeqytetin kinez, Pekin, përqendrimi i grimcave toksike, i cili ka arritur në kuotën 551, është rritur shumë duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra. Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë, ndotja e ajrit vret në Kinë: deri tani, sipas raporteve të publikuara, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu.

Alarmi i OBSH: 92 % e njerëzve në botë thithin ajër të ndotur

Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas shifrave të reja, rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit tejkalon limitet e OBSH-së dhe ky fakt kontribuon në kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru. Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.

Amsterdami do të shpërndajë WiFi pa pagesë aty ku njerëzit “jetojnë gjelbër”

Një startup Hollandez i quajtur TreeWiFi dëshiron të motivojë qytetarët e Amsterdamit për të jetuar gjelbër duke iu shpërndarë atyre Wi-Fi falas. Kompania ka krijuar një pajisje të teknologjisë së lartë që mat ndotjen e ajrit dhe shpërndan internet falas, kur nivelet e ndotjes ulen. Popular Science raporton se themeluesi i kompanisë, Joris Lam, është duke mbledhur fonde për të prodhuar dhe për të instaluar pajisjet TreeWiFi tek pemët që ndodhen rreth e rrotull Amsterdamit.

Andrologu Evin Dani: Ndotja e ajrit rrit mundësitë për infertilitet

Gjatë 20-30 viteve të fundit ka filluar të ketë një shqetësim në drejtim të kabinetit të mjekëve andrologë për arsye se ka një tendencë në ulje të numrit dhe cilësisë së spermatozoideve duke rrezikuar dhe rritur përqindjen e çifteve pa fëmijë. Deri diku mund të themi se jemi futur në një gjendje alarmi, pasi më parë numri total i çifteve pa fëmijë arrinte tek 10-12%, ndërsa sot kjo shifër vlerësohet ta ketë kaluar 15%. Një rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka dhe efekti serë/ndotja e ambientit. Studime të shumta kanë treguar se kjo shifër është shumë herë më e lartë në vendet në zhvillim se sa ato të zhvilluara.

Angli, alarm për një re toksike me origjinë të panjohur

Alarm në Britani të Madhe për një re toksike me origjinë të papërcaktuar në Sussex, në jug të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të shkojnë në plazhe dhe të mbyllin dritaret. Rreeth 50 persona janë ankuar për irritim të syve dhe djegie të fytit në qytezën Birling Gap, pranë Eastbourne. Sipas policisë nvendore, mjergulla e resë së dyshimtë, “duket se është shkaktuar nga një mjergull e ardhur nga deti”, por pa dhënë detaje për shkakun e vërtetë.