bashkiaTirane

Kullë vrojtimi në Dajt, Veliaj: Të parandalojmë dëmet ndaj fondit pyjor

Në malin e Dajtit tashmë do të ketë një kullë vrojtimi për të parandaluar çdo dëm ndaj pyjeve dhe për të proceduar shkelësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë në përurimin e zyrave të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, funksion i cili tashmë i ka kaluar njësive vendore. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës, përveç mbjelljes së fidanëve të rinj, do të tregojë një kujdes të veçantë edhe për monitorimin e hapësirës së gjelbër të kryeqytetit, me qëllim ruajtjen e fondit pyjor.