taksat

Shqiptarët paguajnë 300 milionë euro në vit “taksa mjedisore”

Një format i ri raportimi nga Instituti i Statistikave i kryer në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Sistemi Europian i Llogarive Ekonomike zbuloi se shqiptarët paguajnë rreth 300 milionë euro ose 2.8 për qind të PBB-së së vet në formën e “taksave mjedisore”, një shifër kjo krahasimisht më e lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Pavarësisht kësaj, Shqipëria mbetet vendi më i mbushur me plehra urbane dhe me sistemin më të keq të menaxhimit të mbetjeve në kontinent.

Tarifa e pastrimit, sipas zonave të Tiranës

Tarifën e pastrimit prej pesë mijë lekë në vit, nuk do ta paguajnë në të njëjtën vlerë të gjithë banorët e Tiranës. Tanime ka një diferencim sipas zonës ku banon. Ata që banojnë në zone B dhe C të kryeqytetit, pra, jashtë unazës së vogel do të paguajnë në mënyrë të diferencuar, më pak se sa kanë paguar deri më tani apo krahasuar me ata që banojnë në zonën A . “Tarifa e pastrimit përthithet përmes faturës tatimore që vjen përmes UKT. Kemi tre nënzona të ndara, zona A, B dhe C. Respektivisht zona A ka një tarifë prej 5 mijë lekësh në vit, Zona B rreth 2 mijë lekë në vit, dhe zona C rreth 1 mijë lekë në vit.

Testet e reja për matjen e shkarkimeve të CO2 – Prodhuesit e automjeteve paralajmërojnë për rritje taksash

Duke nisur nga 1 shtatori i këtij viti, një test i ri për matjen e shkarkimeve nga automjetet, i quajtur WLTP, do të aplikohet për të gjithë modelet e reja të makinave që hyjnë në tregun europian. Një vit më pas, testi laboratorik do të shtrihet edhe tek të gjitha makinat e reja të shitura përgjatë Bashkimit Europian. Ky testim i ri do të sjellë kushte më realistike për matjen e shkarkimeve si CO2 se sa testi aktual laboratorik NEDC. Ai do të ofrojë përllogaritje më të sakta për konsumin e karburantit dhe shkarkimet e një makine, por do të ketë ndikime edhe në taksimin e automjeteve.

Transparenca e munguar e bashkive me taksat

Si menaxhohen taksat e mia nga bashkia? A shkojnë për realizimin e shërbimeve me efiçencë dhe efektivitet, apo keqshpërdorohen? Për të patur transparencë përpara çdo qytetari që mund të ketë këtë pyetje, ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” , i detyron bashkitë që të kenë një faqe interneti publike dhe të publikojnë në të: a. Pagën e kryetarit të bashkisë dhe strukturën e pagave të administratës së bashkisë. b. Të dhëna për buxhetin, planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara,