zharrze

Ndotja nga hidrokarburet në Zharëz, shtohen rastet me sëmundje kronike të mushkërive

Ndotja e krijuar prej dekadash si pasojë e aktivitetit të kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve ka shkaktuar sëmundje kronike të llojeve të ndryshme në zonën e Zharëzës të Bashkisë së Patosit dhe në fshatrat e tjerë që gjenden në territorin e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Ajri i ndotur nga çlirimet e gazrave toksikë, ujërat sipërfaqësorë e ata nëntokësorë të ndotur nga nafta bruto, kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë dëme serioze në shëndetin e mijëra banorëve të fshatit të Zharëzës, Sheqishtes, Belinës dhe Marinzës.

Peleshi: Banorët e Zharrëzës do të dëmshpërblehen 100%

Qeveria vendos për vlerësimin e përshpejtuar të dëmeve në banesat e Zharrëzës dhe dëmshpërblimin 100% të tyre. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat bëri të ditur vendimin e qeverisë. “Afati është 30-ditor dhe kërkojmë bashkëpunimin e banorëve. Banorët e dëmtuar të Zharrëzës do të dëmshpërblehen 100%. Në këtë mënyrë, adresohet problematika në Zharrëz”, deklaroi Peleshi. Sipas tij, ka nisur puna për kontraktimin e ekspertizës së pavarur për shkaqet e lëkundjeve.

Pse proteston Zharrëza?

Në 27 shkurt 2017 banorë të Zharrzës ndërmorën një marshim 4 ditor nga fshati i tyre drejt Tiranës me qëllimin për tërhequr vëmendjen e qeverise shqiptare dhe atë të medias gjithashtu, të cilët për hir të së vërtetës e kanë lënë thuajse në hije këtë rast. Marshimi nisi filllimisht me grevë urie të 7 personave në Zharrës ku pati vetëm reagim mediatik dhe anjë hap më tej nuk u ndërmorë. Qendra mjedisore EDEN e ka ndjekur rastin që prej vitit 2011 duke dalë me rekondime konkrete (2014) për të minimizuar problematikat në zonë dhe duke i adresuar të gjitha shqetësimet e banorëve edhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.