Zvicer

Zvicerani që shet kavanoza me ajër nga Alpet

Mos keni ndoshta 97 $ tepër që s’ju duhen? Me ato para mund të blini tani një kavanoz me ajër të freskët mali nga Zvicra. John Green ka filluar të mbledhë ajrin e Alpeve dhe ta shesë atë online, duke thënë se “ajri i maleve është si shampanja, kështu që vendosa që më mirë të filloj ta shes.” I lindur në Londër, Green thotë se ai banon në Zvicër prej 20 vitesh. MountainAirFromSwitzerland.com, është faqja e internetit ku bëhet shitja e kavanozëve në tri madhësi. Një kavanoz 0,5l (≡0.125 galon) kushton $97, ai 1 l(≡0.25 galon), $167 dhe ai 2,8 l (≡3/4 galon) kushton $247.