ekuinoksi

Sot ekuinoksi pranveror

Edhe pse për shkak të temperaturave të larta ditëve të fundit që na kanë bërë të ndihemi sikur jemi futur në stinën e pranverës, sot më 20 mars mund të themi zyrtarisht që jemi në pranverë. Sot dita dhe nata do të jenë të barabarta, për shkak të ekuinoksit pranveror. Ky fenomen do të nisë orën në 10.28 minuta. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta. Kjo datë konceptohet ndryshe në vende të caktuara në botë. Për shqiptarët fillimi i pranverës e ka qenë i lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë, për turqit është një festë familjarë, për Iranin është dita e parë e vitit.