dita nderkombetare e ujit

Dita Ndërkombëtare e Ujit, UKT: Të mos e shpërdorojmë

Prej 20 viteve e gjithë bota i ka rënë kambanës së alarmit për rrezikun e shpërdorimit të një prej të mirave më të mëdha universale siç është uji. Bota nisi të mendojë dhe të marrë disa vendime të rëndësishme për mjedisin dhe mbrojtjen e tij, që për shekuj ishin lënë pasdore. Në vitin 1992, Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë një konference të rëndësishme për mjedisin që u mbajt në Rio de Zhaneiro, vendosi që 22 Marsi të jetë Dita Ndërkombëtare e Ujit. Çdo 22 Mars, OKB fton vendet anëtare të saj që t’ia kushtojnë këtë ditë sensibilizimit por edhe veprimit për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra - ujit.