marreveshje

BE ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti Evropian ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit nga Bashkimi Evropian. Me miratimin e Parlamentit Evropian të djeshëm të Marrëveshjes së Parisit - në prani të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të Kombeve të Bashkuara Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon dhe Presidentit të COP 21 Ségolène Royal – nuk ka më pengesa. Procesi politik i Bashkimit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes ka përfunduar.

Cop21: Ministrat drejt hapit final për marrëveshjen e Parisit

Ministrat nga e gjithë bota do të përpiqen të paraqesin një marrëveshje me një tekst bisedimesh të firmosur nga delegatët të shtunën.Vendet e varfëra paralajmëruan se bisedimet do të ndërpriten nëse vendet e pasura do të frenojnë kapacitetin e tyre për zhvillim vetëm për të mbrojtur klimën.

EDEN firmos marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) organizuan PANAIRIN E KARRIERËS në datën 04.05.2017, në hapësirat e kampusit të UBT. Panairi u zhvillua në kuadër të nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve, institucioneve publike si edhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse. Qendra EDEN e ftuar në këtë aktivitet si rrjedhojë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm me UBT paraqiti materialet dhe produkte në panairin e mbajtur, ku promovoi punën e saj dhe u njoh më nga afër me produktet e të gjithë të pjesëmarësve në aktivitet.

Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje BE-së për ambicie më të lartë për klimën në 2030-tën

Ministrat e Mjedisit kritikojnë si “shumë të dobët” përgjigjen e Komisionit Europian ndaj paktit të klimës në Paris, ndërsa shtetet e tjera mbrojnë objektivat ekzistuese, reporton Climate Home. Gjermania, Austria, Portugalia dhe Luksemburgu janë vendet që i drejtojnë kërkesë BE-së për rritjen e objektivave për klimën në vitin 2030. Në një lidhje online të ministrave të mjedisit, ata kritikuan Komisionin Europian i cili kishte këshilluar që nuk është i nevojshëm asnjë ndryshim. Disa të tjerë folën për nevojën e pjesëmarrjes në parashikimet 5 vjeçare të planeve të klimës në Kombet e Bashkuara.

IFC, marrëveshja e Parisit mundësi për 23 trilionë $ investime inteligjente deri në 2030

Një studim i publikuar nga IFC-ja (anëtare e Grupit të Bankës Botërore) tregon se marrëveshja historike globale për ndryshimet klimatike e miratuar vitin e kaluar në Paris, ka ndihmuar në mundësimin e hapjes së pothuajse 23 trilionë USD investime inteligjente klimatike në tregjet në zhvillim deri në vitin 2030. Nga momenti kur Marrëveshja e Parisit (marrëveshje e cila është nënshkruar edhe nga Shqipëria) u miratua në dhjetor 2015, një numër total prej 189 vendesh kanë dorëzuar plane kombëtare që kanë si synim rritje të rëndësishme të zgjidhjeve klimatike — duke përfshirë energjinë e rinovueshme, qytetet me shkarkim të ulët karboni, efiçencën e energjisë, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, dhe bujqësinë inteligjente ndaj klimës.

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India, një nga vendet më të mëdha që shkarkon gaze serë, ka miratuar marrëveshjen globale të Parisit për klimën. Sipas marrëveshjes, India është angazhuar se të paktën deri në 2030, 40% e energjisë elektrike që do të përdoret do të jetë nga burime jo fosile. Shkarkimet e karbonit mendohet të jenë një nga shkaqet e ndryshimeve klimatike. Dhjetorin e kaluar në Paris, vendet ranë dakord të reduktojnë shkarkimet dhe të mbajnë rritjen e temperaturave më poshtë se 2°C. Marrëveshja e Parisit është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse në botë e klimës.

Ja pse largimi i SHBA nga marrëveshja e Parisit nuk është fundi i botës

Pas muajsh deklaratash të lëna përgjysmë dhe spekulimesh të shumta, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA do të fillojë procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit. Ne nuk do ta zbusim aspak këtë lajm: SHBA lë Marrëveshjen e Parisit - marrëveshjen e suksesshme të nënshkruar nga 195 vende dhe pale në 2015 për të zvogëluar shkarkimet e gazeve serë dhe sëbashku të kufizojnë ngrohjen globale – marrëveshje që rezultoi një zhgënjim i madh.

Kabineti Trudeau aprovon linjën e 3 gazsjellësve

Kryeministri Justin Trudeau dhe kolegët e kabinetit të tij nënshkruan për dy gazsjellës të mëdhenj, projekte të cilat nëse ndërtohen do të pompojnë gati një milion fuçi naftë në ditë nga zona e Albertës në tregjet globale. Ottawa dha dritën jeshile për gazsjellësin Kinder Morgan’s Trans Mountain dhe Enbridge Line 3, ndërkohë që hodhi poshtë Northern Gateway. Kryeministri u shpreh se prodhimi nga zonat e naftës në Alberta po rritet, dhe infrastruktura e gazsjellësit shumë shpejt do të jetë në kapacitet të plotë.

Klima, negociatorët vazhdojnë diskutimin e pikave te draftit

Në garë me kohën për të mos e zvarritur më vulosjen e një marrëveshjeje të re të klimës, negociatorët në Paris kaluan një tjetër natë diskutimesh të ethshme. Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius ka vendosur afate kohore e pret që ato të respektohen. “Them se do t`ia dalim”, deklaroi ai dukshëm i lodhur, ndërsa delegatët kishin kaluar në duart e tyre draftin e tretë e të rishikuar të përgatitur nga presidenca franceze.

Komisioni Evropian: Si do të procedohet me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit

Komisioni Evropian mbajti ditën e djeshme një komunikatë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit që është paraqitur në Parlamentin dhe Këshillin Evropian. Dokumenti është një e dhënë e rëndësishme në Këshillin e Mjedisit të BE-së (Ministrat e Mjedisit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian), takim që do të mbahet nën Presidencën holandeze të BE-së më 4 mars, të premten. Fakti më i rëndësishëm i këtij komunikimi është se për herë të parë Komisioni Evropian bën një referencë të tillë të veçantë për qytetet dhe zonat urbane, me një theks të tillë të fortë përsa i përket strategjisë së veprimit.

Konferenca e Klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Konferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau. Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!” Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafies ekologjike.

Kosovë: Punësim sezonal për 620 persona, do të mbrojnë pyjet

Edhe këtë vit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi përmes të cilit 620 punëkërkues në Zyrat Komunale të Punësimit do të angazhohen për tre dhe dy muaj punë sezonale në programe për mbrojtje të pyjeve. Një marrëveshje të tillë të dy ministritë e kanë nënshkruar dhe implementuar edhe vitin e kaluar. Në bazë të kësaj marrëveshje, ata që do të rekrutohen nga Zyrat Komunale të Punësimit, do të angazhohen në dy projekte:

Marrëveshja e Parisit për Klimën, në fuqi në 4 Nëntor

Në 4 nëntor pritet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon një ditë më parë. Sipas tij, mbështetja e komunitetit ndërkombëtar u shpreh në nxitjen e përballimit të ndryshimit të klimës, por dhe tregoi se kjo realizohet vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar të fuqishëm. 73 nga 197 nënshkruesit e traktatit, të cilët janë përgjegjës për 56.87 për qind të emetimeve botërore të gazrave serrë, kanë depozituar instrumentet e tyre të ratifikimit.

Marrëveshja e Parisit për klimën: SHBA dhe Kina dakordësi për të firmosur

ShBA dhe Kina kanë dhënë një deklaratë të përbashkët, duke konfirmuar se të dyja vendet do të firmosin më 22 prill marrëveshjen e Parisit për klimën. Të dyja palët u shprehën se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të lidhur këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Ata madje po inkurajojnë edhe vendet e tjera për të firmosur dokumentin në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara. Të paktën 55 vende që përfaqësojnë 55% të shkarkimeve duhet të nënshkruajnë deklaratën për ta nxjerrë atë në fuqi.

Marrëveshja e Parisit, SHBA mohon të ketë ndryshuar qëndrim

Pas një takimi të ministrave të Mjedisit gjatë së shtunës, Komisioneri europian për Klimën, Miguel Arias Canete ishte shprehur se zyrtarët e Trumpit kishin lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund edhe t’i qëndronin marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ose të rishikonin kushtet e saj. Por Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Uashingtoni do të largohet nga pakti i Parisit për klimën, pavarësisht raportimeve për një zbutje të qëndrimit.

Marrëveshjen për klimën pritet ta nënshkruajnë 130 shtete

Vazhdojnë lajmet e mira lidhur me veprimet për ndryshimet klimatike! Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se mbi 130 vende pritet ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Parisit për klimën më 22 prill, në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York. Në këtë mënyrë do të tejkalohet rekordi i mëparshëm kur këtë marrëveshje e kishin nënshkruar 119 vende në vitin 1994. “Parisi është hisitorik”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dhe shtoi se “ky është vetëm fillimi dhe ne duhet t’i përshpejtojmë në mënyrë urgjente përpjekjet për tu marrë me ndryshimet klimatike”.

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i 111-që ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Zgjedhjet në SHBA të liderit të vetëm në botë që mohon faktet shkencore lidhur me klimën, nuk e kanë frenuar Mbretërinë e Bashkuar të ecë përpara me veprimet e saj për klimën. Ndërkohë që presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka premtuar se do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për klimën, Mbretërinë e Bashkuar u bë vendi i 111-të i cili ratifikoi marrëveshjen historike që ka si qëllim parandalimin e ngrohjes globale së rrezikshme duke mbajtur rritjen e temperaturës mesatare më poshtë se 2°C mbi nivelet pre-industriale.

Menaxhimi i ujërave, Shqipëria firmos bashkëpunimin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë firmosuar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave. Marrëveshja është firmosur në Pekin, mes dy ministrave Edmond Panariti dhe Chen Lei. “Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë. Nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve”, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ministri Koka në Kosovë, intensifikim bashkëpunimi midis 2 vendeve në mbrojtje të faunës

Ministri Koka në një vizitë pune njëditore në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Ministrisë së Mjedisit, Shqipëri dhe Fondacionit “Four Paws” në Kosovë, në qendrën e strehimit “Pylli i Arinjve” në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ku mbajtën dhe fjalën e rastit ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës z. Ferid Agani si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Në fjalën e tij Ministri Koka u shpreh se Kosova dhe Shqipëria çdo herë më shumë po tregojnë se janë dy vende evropiane, të cilat jo vetëm që e respektojnë njëra-tjetrën, por edhe natyrën dhe kafshët.

  • 1
  • 2