kelmend

“Fiks Fare”, mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd

Mbetjet spitalore janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e lagjes “Dedashment” në Librazhd, duke u shpërndarë në një sipërfaqe prej 200 metrash rreth banesave të tyre prej rreth 6 vitesh. Deri me sot, Bashkia e Librazhdit nuk ka marrë masa për gjetjen e një zgjidhjeje. Madje, me një vendim të Këshillit Bashkiak, afër kësaj lagjeje do të ishte vendgrumbullimi i mbetjeve të qytetit. Mjafton të kalosh pranë lagjes “Dedashment”, ose siç njihet për të gjithë “Hekurudha”, ku jetojnë të paktën 13 familje, do të shohësh sesi janë shpërndarë shiringat, shishet e serumit, tubat e oksigjenit, etj.

“Shqipëria tjetër”, një përrallë mes maleve të Shqipërisë

Dikur, të kaloje Leqet e Hotit ishte një rrezik i vazhdueshëm. Rruga e pashtruar, mungesa e mbrojtëseve anësore dhe humnera e frikshme ishin udhëtare të pandara të çdo kalimtari, banori apo edhe turisti, që kërkonte të prekte Kelmendin. Sot duket sikur flasim për dy zona krejtësisht të ndryshme. Natyra e virgjër, historitë e shumta të kësaj zone ndikuan shënimet e udhëtares së famshme Edith Durham në fillimvitet 1900. Kur kalonte këtu, ajo e konsideronte kohën të ngrirë, shprehej e mahnitur nga gjithçka:

Kelmendi, nga një zonë e izoluar në destinacion të kërkuar turistik

Pranvera ka trokitur dhe bashkë me të edhe dëshira e njerëzve për të dalë dhe eksploruar vende e destinacione turistike. Hartës turistike të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i shtohen emra, vende e destinacione të reja. Ato kanë qenë aty prej kohësh, por janë shfrytëzuar shumë pak ose aspak. Të tilla janë edhe Alpet Shqiptare, të mrekullueshme, me natyrë të bukur, male të larta e njerëz mikpritës, por nuk ekzagjerojmë aspak nëse themi se me gjithë madhështinë e tyre, Alpet ishin harruar jo për vite, por për shekuj me radhë.

Në Tamarë të Kelmendit, atje ku gjithçka duket hyjnore

Nga Anila Dushi

Kelmendi, një nga zonat më të bukura të alpeve shqiptare, ka shënuar fillimin e sezonit turistik me Ditën e Turizmit Malor. Në të vërtetë, turizmi në këtë zonë është i hershëm, por vetëm këtë vit është bërë e mundur çelja zyrtare e një sezoni turistik që për një bashki si ajo e Malësisë së Madhe ka resurse të shumta të turizmit malor por jo vetëm. Razma, Boga, Këlmendi me fshatra si Lëpusha e Vermoshi, janë të njohura jo vetëm në Shqipëri për vlerat e turizmit malor, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur dhe turizmi ujor pasi liqeni i Shkodrës në një sipërfaqe të madhe lag brigjet e territorit të kësaj treve.