CO2

Çlirimi i dioksidit të karbonit po gjelbëron Tokën

Një e katërta e tokave të gjelbëruara ka treguar përmirësim të konsiderueshëm të rritjes së bimësisë gjatë 35 viteve të fundit, kryesisht për shkak të niveleve në rritje të dioksidit të karbonit atmosferik, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Nature Climate Change më 25 prill. Një ekip ndërkombëtar prej 32 ekspertësh nga 24 institucione në tetë vende kanë udhëhequr studimin që përfshinte të dhëna satelitore nga spektromatësit dhe radiometrat e NASA-s dhe Administratës Oqeanike dhe Atmosferike Kombëtare e SHBA-së për të ndihmuar në përcaktimin e indeksit në zonat e gjelbëruara dhe shumë të gjelbëruara të planetit.

Ndryshimet e Klimës - Sa Preken Shqiptarët?

Ndryshimet klimatike nuk janë të tretshme për këdo. Por ndërkohë që në Paris këto ditë po mbahet samiti i klimës ku me shumë gjasa do të mbërrihet në një marrëveshje botërore për të ulur shkarkimet e gazit serrë, njerëzve me të drejtë u lind pyetja se çfarë rëndësie ka kjo marrëveshje dhe si ndikon në cilësinë e jetës së tyre.