maqedoni

Banka Botërore tërheq fondin për ndërtimin e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni

Banka Botërore tërhoqi fondin për një nga projektet e hidrocentraleve më të mëdhenj në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni. Kjo është një fitore për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve. ”Banka Botërore e ndërmori këtë hap me vonesë. Ndërtimi i hidrocentralit është në kontraditë me mbrojtjen e biodiversitetit dhe nuk duhet lejuar në zonat e mbrojtura sic është ky park”, thotë Gabriel Schwaderer, përgjegjësi i fondacionit CEO I fondacionit EuroNatur për mbrojtjen e natyrës.

Bllokimi i produkteve bujqësore nga Maqedonia, kontroll për nivelin e pesticideve

Bllokimi i produkteve ushqimore të cilët duhet të hynin nga Shqipëria në Maqedoni është bërë për shkak të një kontrolli më rigoroz të autoriteteve për praninë e pesticideve në to. Një gjë të tillë e konfirmoi numri një i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Gjatë periudhës së dimrit kur ka numër të vogël të dërgesave të pemëve dhe perimeve, merren mostra në vendkalimet kufitare, ndërsa automjetet nuk qëndrojnë në vendkalimet kufitare, por mbahen në brendinë e territorit nën mbikëqyrje derisa nuk merren rezultatet”, deklaroi për “Alsat-M”, Zoran Popovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Fermerët bullgarë vizitojnë në fermat organike në Maqedoni

Bujqit e Maqedonisë gjatë fundjavës do të mirëpresin kolegët e tyre nga Republika e Bullgarisë, pas vizitës së suksesshme të fermave të certifikuara për prodhime organike në Fushën ‘Qustendilska’, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vizita është pjesë e projektit ‘Prodho organikisht-pako ekologjikisht’ të cilën e realizon shoqata qendrës qytetare për zhvillim ‘EGRI’ nga Kriva Pallanka së bashku me shoqatën ‘NIE’ nga Qustendil, Bullgari, me mjete të Programit IPA të BE-së për bashkëpunim të tejkufijshëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. P

Maqedoni, Aerodromi përfshihet në planin e veprimit për mjedisin jetësor

Komuna e Aerodromit do të përgatisë një plan veprimi për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2017. Sipas AIM-së, komuna në fjalë është një nga gjashtë komunat e përzgjedhura për një plan të tillë, ndësa organizator i aktivitetit është Qendra për Ndryshime Klimatike. Sipas komunës, plani i veprimit do të përpilohet sëbashku me organizatat qytetare që janë aktive në këtë komunë dhe duhet të mundësojë bashkëpunim më të madh ndërmjet komunës dhe opinionit publik, përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që ndërlidhen me mjedisin jetësor.

Maqedoni, sasia e mbetjeve për banor u llogarit në 376 kg në 2016-ën

Sasia vjetore e mbetjeve të krijuara komunale në Maqedoni për frymë në vitin 2016 arriti në 376 kilogramë ose 1.1% më pak se në vitin 2015. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika treguan se nga sasia e përgjithshme e mbetjeve të mbledhura 512.657 tonë ose 84% janë familjare, ndërsa 16% nga biznesi. Sasi më të madhe të mbetjeve komunale ka në rajonin e Shkupit, ku janë grumbulluar 160.290 tonë ose 26.2% nga sasia e përgjithshme e mbetjeve të grumbulluara në Maqedoni.

Maqedoni, Shkupi do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja. Kryetrari i komunës, Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave. Nga këto subvencione do të ndahen të paktën 2,500 biçikleta. Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të madh të shfrytëzojnë biçikletat si mjet transportues.

Maqedoni, Shkupi me nivel alarmant të ndotjes së ajrit

Shkupi është qyteti më i ndotur në Maqedoni. Ekspertët thonë se në disa raste, shkalla e grimcave të pluhurit ka arritur edhe në mbi 1,200 PM10 mikrogramë për metër kub. Kryetari i bashkisë, Koce Trajanovski, tha se duhet të ulet qarkullimi i automjeteve private. Nevena Smilevska nga shoqata ekologjike “Eko Vetëdija”, thotë se në ndotjen e ajrit, rol të madh kanë lëndët djegëse që përdorin amvisëritë, andaj ka kërkuar që autoritetet shtetërore të ndajnë mjete sa i përket efikasitetit energjetik, duke subvencionuar izolimin e banesave të vjetra.

Maqedoni, zbulohet shpella nënujore

Klubi maqedonas i zhytësve “Vrella” dhe klubi i zhytësve “Akuatek” zbuluan një shpellë të re nënujore në liqenin e Matkës. Zhytësit gjatë kryerjes së aktiviteteve të rregullta në liqen dhe në shpellën Vrella kanë pikasur një hyrje të re që çonte në një shpellë nënujore dhe kanë vendosur të zbulojnë pjesën në të cilën gjendet. Hyrja nuk vërehet lehtë sepse është shumë e fshehur nga pjesa e rrethuar me shkëmbinj. Në të është shumë vështirë për të hyrë sepse është shumë ngushtë, thuhet në informacionin e klubit të zhytësve “Vrello” dhe klubit zhytës “Akuatek”.

Maqedoni: Hapet godina e parë e Muzeut të Historisë Natyrore

Në mesditën e 18 majit 2017, u hap zyrtarisht në Star Dojran godina e parë e Muzeut të Historisë Natyrore të Maqedonisë me ekspozitën e përhershme "Jeta e egër e Luginës së Liqenit Dojran". Punimet për muzeun u përfunduan përmes nismës së REC dhe një donacioni me vlerë prej 20,000 dollarësh të siguruara nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF) i cili u zhvillua në kuadër të projektit "Zhvillimi i Kapaciteteve për Qëndrueshmërinë e Liqenit Dojran".

Maqedoni: Nënshkruhet memorandum për zbatimin e pesë projekteve për mjedis jetësor dhe veprime klimatike

Do të nënshkruhet në Kumanovë, Memorandum për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive evropiane për procedurat për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Maqedonisë në kuadër të zbatimit të ndihmës sipas instrumentit për ndihmë inkuadruese (IPA II) Memorandumi, ka për qëllim të vendos bazë formale dakordimi për zbatimin e suksesshëm të pesë projekteve të planifikuara në kuadër të Programit operativ sektorial më shumëvjeçar për mjedis jetësor dhe veprime klimaterike IPA II (2014-2020).

Maqedoni: Parku Kombëtar “Pelisteri” shpëtohet nga zjarri

"Zjarri që shpërtheu ditën e djeshme, në Parkun Kombëtar të Pelisterit, është lokalizuar dhe është nën kontroll", njoftoi udhëheqësi i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Manastir, Kostadin Popovski. “Zjarri është në vijën e gjatësisë prej rreth një kilometri. Gjatë ditës së djeshme, u dogj vetëm bar i thatë. Por është e rëndësishme të theksohet se asnjë dëm nuk është shkaktuar në Parkun Kombëtar “Pelister”. Në fushë janë ekipet profesionale të njësisë së zjarrfikësve në Manastir, Drejtoria e Shpëtimit në situata krize, punonjës nga Parku Kombëtar “Pelister” dhe vullnetarë”, tha Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia hedh 5 mijë ton ushqim në vit

“Maqedonia është e uritur” ndërsa nga ana tjetër në vend hidhen 5 mijë ton ushqim në vit. Oda Ekonomike ka filluar me fushatë që sa më pak ushqim të përfundojë në mbetje. Nëpërmjet kësaj nisme tentohet të sigurohet ushqim për ata në nevojë dhe nga ana tjetër të kemi më pak mbetje. Në Maqedoni janë të varfër edhe të punësuarit, edhe pensionistët dhe normal edhe të papunët, sepse ashtu siç më tha edhe një gjyshe, kur i paguaj edhe barnat dhe faturat nuk më mbetet asgjë për ushqim, deklaroi Bllazhe Josifovksi, Kryetar i Shoqatës për mjedis të pastër “Ajde Maqedonia”.

Maqedonia, ndryshe nga Shqipëria anulon ndërtimin e HEC-eve në Mavrovë për shkak të ndikimit në mjedis

Maqedonia po bën atë që Shqipëria nuk arriti dot të bënte me HEC-et që do të ndërtohen në Valbonë, duke mos arritur dot të anulonte tërësisht kontratat (në total 14, ndërsa pritet të zbatohen 3 prej tyre). Maqedonia sjell shembullin e një ‘lufte mjedisore’ që ka nisur në vitin 2011 dhe që tashmë duket se ka përfunduar me tërheqjen nga ndërtimi të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Institucioni ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar ndërtimin e hidrocentralit Boškov në Parkun Kombëtar të Mavrovës, në Maqedoni.

Matet cilësia e ajrit në katër komuna në Maqedoninë lindore

Si pjesë e aktiviteteve nga projekti ‘ Politika e integruar për ekonomi me përmbajtje të ulët të karbonit në rajon’ për herë të parë do të bëhet matja e cilësisë së ajrit në komunat Pehçevë, Berovë, Dellçevë dhe Vinicë. Matja do të bëhet me mjete bashkëkohore që plotësojnë standardet dhe parametrat e projektit që janë niveli 10 i monoksid karbonit, ozonit dhe dioksidit të sulfurit dhe rezultatet e këtyre matjeve do të analizohen nga ekspertë prej ku do të nxiren rekomandime për politikat e rujatjes së cilësisë së ajrit në vend.

Mbrojtja e mjedisit në fokusin e studentëve

Për 10 ditë u zhvillua në Maqedoni trajnimi me temë “From green to greener”, ku morën pjesë dhe studentë të UET-it. Pas periudhës së industrializimit dhe shpërthimit ekonomik, prej disa vitesh axhenda europiane ka rikthyer sytë drejt çështjeve mjedisore. Jo vetëm në nivele të larta politike, por përmes programeve “Erasmus+” synohet që të rinjtë të informohen dhe të ndërgjegjësohen lidhur me domosdoshmërinë e kujdesit ndaj mjedisit. E në një program të tillë nuk mund të mungonin as studentë nga Tirana, që për më tepër rezulton ndër qytetet më të ndotura në Europë. Anxhela Brinja, Estiana Zeka, Andrit Muça dhe Erida Bajrami ishin katër studentët e Universitetit Europian të Tiranës, që për 10 ditë morën pjesë në shkëmbimin rinor me temë “From green to greener”.

Ndotja alarmante në Maqedoni, gazifikimi proces i vështirë por ofron zgjidhje

Ministri i Mjedisit në Maqedoni, Nurhan Izairi është shprehur se zgjidhja e problemit të ndotjes së lartë të ajrit vazhdon të jetë një sfidë serioze për qeverinë e Maqedonisë, ndonëse ditëve të fundit, kushtet klimatike kanë ndikuar në përmirësimin e situatës alarmante. “Përmirësimi ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, teksa ajri është pastruar në nivel shtetëror. Por, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të qëndrojnë duarkryq”, tha ministri Nurhan Izairi. Në kuadër të masave për zgjidhjen e problemit, në planet e qeverisë është edhe gazifikimi.

Ndotja e ajrit në Maqedoni, Ministria e Ambjentit propozon plan masash

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit dhe paralajmërimeve për përkeqësimin e gjendjes në 10 ditët e ardhshme, Ministria e Ambientit në Shkup i ka propozuar një sërë masash qeverisë dhe qytetarëve për të shmangur rreziqet nga kjo situatë. Me rekomandim të kësaj ministrie, nga dita e hënë pritet të ndërpritet procesi mësimor në shkollat e mesme dhe ato fillore në gjithë vendin.

Projekt ekologjik ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Qendra qytetare për zhvillim të qëndrueshëm “EGRI”, nga Kriva Pallanka do të zbatojë projekt ekologjik ndërkufitar me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Një nga 45 projektet e paralajmëruara për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është edhe projekti “Prodho në mënyrë organike – Paketo në mënyrë ekologjike”. Ky projekt do të zbatohet me buxhet rreth 78 000 euro në 15 muajt e ardhshëm.

Promovohet harta tematike e Parkut të Natyrës ”Gazi Baba” në Shkup

Në Parkun e Natyrës ”Gazi Baba” u mbajt promovimi i hartës tematike për këtë park, si pjesë e aktiviteteve të Bashkisë së Shkupit në ditën e tretë të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2016. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Koce Trajanovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit, i cili deklaroi se edhe këtë vit Shkupi iu bashkangjit familjes së qyteteve evropiane të cilat e shënojnë këtë javë evropiane, përmes një numër aktivitetesh të ndryshme.

  • 1
  • 2