shkarkime karboni

“Dieselgate” ka shkaktuar vdekjen e 5,000 personave në vit

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë. ”Të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

“Ecocar” makina e parë elektrike greke del në shitje

Një makinë dy vëndëshe e cila përshkruan një distancë autonome 100-120 kilometra dhe e aftë për një shpejtësi deri në 80 km në orë ka hyrë në prodhim dhe tashmë është në dispozicion për shitje në Greqi. E projektuar dhe prodhuar përmes bashkëpunimit të firmës greke Ecosun dhe një fabrike industrial kineze “Ecocar” u prezantua për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të 82 të Selanikut në shtator. Kompania greke Ecosun krijoi idenë tre vjet më parë duke projektuar produktin dhe duke furnizuar sistemet elektrike dhe bateritë.

“Makinat me hidrogjen kanë avantazhe të mëdha” – Modeli Mirai i Toyota ka një të ardhme

Kompania me automjetet më të shitura japoneze, Toyota ndërmori hapin e radhës për një të ardhme me makina elektrike me bateri. Toyota mendon se si makinat me bateri ashtu edhe ato me hidrogjen, do të jenë të nevojshme për të mbushur hendekun që do të lihet nga makinat me karburant. Për herë të parë kompania paraqiti makinat me hidrogjen si alternativë e atyre me karburant në 2014 dhe që nga ajo kohë është përhapur në shumë vende të botës. Megjithatë pas daljes së makinave elektrike, makinat me hidrogjen u “harruan” disi.

“Parisi” kushton 40 milion euro në Shqipëri! Strategji për uljen e sasisë së karbonit në 4 sektorë të ekonomisë

Ministria e Mjedisit është pajisur me një strategji dhe plan të cilët do të udhëheqin vendin drejt një ekonomie me nxjerrje më të ulëta të karbonit dhe do të adaptojë disa sektorë drejt objektivave miqësore ndaj klimës. Ekpertë nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Energjisë diskutuan dokumentet e reja sot gjatë aktivitietit të prezantimit. “Strategjia e re përmbledh dhe racionalizon planet dhe strategjitë ekzistuese, duke dhënë një vlerësim gjithëpërfshirës të veprimeve të përshtatshme për klimën të planifikuara në Shqipëri, dhe që shfrytëzon sinergjitë dhe mbush hendeqet”, tha Lucia Perugini, studiuese e lartë tek CMCC, Itali dhe eksperte me projektin IBECA të financuar nga BE

12 qytetet e mëdha, vetëm autobusë me zero shkarkime

12 qytete të mëdha, mes të cilëve Londra, Parisi, Barcelona, Los Anxhelosi dhe Kejp Tauni, premtuan se do të blinin vetëm autobusë me zero shkarkime, duke filluar nga 2025-a dhe t’i çlironin zonat kryesore nga emetimet e karbonit deri në 2030-ën, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. 12 qytetet, me një popullatë prej rreth 80 milionë banorësh, do të promovojnë ecjen, përdorimin e biçikletave dhe transportit publik në kuadër të një nisme të përbashkët.

15,000 shkencëtarë nga 184 vende po paralajmërojnë njerëzimin që do ta kemi pisk

Sipas shkencëtarëve, ndikimet njerëzore në mjedis po e vënë të ardhmen tonë në rrezik. Më shumë se 15.000 shkencëtarë nga 184 vende paralajmërojnë se dëshmia është e qartë: Shëndeti dhe mirëqenia e tanishme dhe e ardhshme janë në rrezik serioz nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, humbja e aksesit në ujëra të ëmbla, zhdukjet e llojeve dhe rritja e popullsisë njerëzore. Shkencëtarët e shquar Jane Goodall, E.O. Wilson dhe James Hansen janë ndër ata që e kanë paralajmëruar për rrezikun në një publikim të hënën në revistën BioScience.

Auleda prezanton modele suksesi të ekonomisë së gjelbër në Vlorë

Në datat 16-18 maj 2017 u zhvillua në Bastia, Korsikë, takimi i radhës i partnerëve të projektit PASAGE, Interreg Europe Program si dhe workshopi me temë "Sipërmarrrja dhe inovacioni social". Gjatë ditëve të takimit u prezantuan praktikat më të mira të përzgjedhura nga çdo partner mbi bazën e dy kritereve: sipërmarrje inovative që reduktojnë nivelin e CO2 në atmosferë, sipërmarrje sociale që sjellin produkte tradicionale në formë inovative dhe ndikim në "ekonominë e gjelbër".

Automjetet me benzinë deri në vitin 2030?! Makinat elektrike pritet të ulin kërkesën për benzinë. Kur pritet të ndalohet shitja?

Kërkesat botërore për benzinë mund të arrijnë maksimumin edhe për 13 vite, kjo falë ndikimit që do të kenë makinat elektrike me motorët efikasë. Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025. Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, ku më tej shkruhet: “Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë.

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë. "Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

Benzina tejkalon në shitje makinat e naftës – Alarm nga prodhuesit për nivelin e ndotjes

ër herë të parë që nga viti 2009 brenda zonës BE-15 ((Austria, Belgjika, Danimarka, Finlandia, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Vendet e Ulëta, Portugalia, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar), shitjet e veturave me naftë ranë nga 50,2% e tregut në 46,3% të regjistrimeve të reja të makinave në gjysmën e parë të vitit 2017. Tashmë makinat me benzinë janë më të kërkuara dhe këtë ndikojnë një sërë faktorësh, duke nisur fillimisht nga çmimi më i lirë.

BMW: 25 modele elektrike deri në 2025-ën

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti javën e kaluar strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrikë deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt. Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

Çdo model i Mercedesit me version elektrik deri në 2022-in

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte të ofronte versionet elektrike apo hibride të të gjitha modeleve të markës Mercedes-Benz deri në 2022 dhe të konvertonte tipin Smart në elektrik. “Deri në vitin 2022, i gjithë portofoli i produkteve Mercedes-Benz do të jetë i disponueshëm në një versiontë elektrifikuar për të ofruar një maksimum të zgjedhjes për konsumatorët tanë”, deklaroi kreu i grupit, Dieter Zetsche.

Deklaratë mbi ndryshimet klimatike dhe arsimimin

1. Edukimi shkencor në pararojë
Njerëzimi përballet me një krizë serioze klimatike, e cila do të ndikojë në të gjithë botën gjatë shekullit 21 dhe më gjerë. Ballafaqimi me këtë krizë do të varet shumë nga të rinjtë që janë sot në shkolla dhe mund të bëhen "agjentë të ndryshimit". Korniza ligjore ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike, dmth Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC, 1992) dhe Marrëveshja e Parisit (OKB, 2015), e njohin këtë pikë duke deklaruar se "Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të arsimit dhe trajnimit... në veçanti për vendet në zhvillim "(UNFCCC, neni 6.b.ii) dhe" Palët duhet të marrin masa... për të rritur edukimin për ndryshimin e klimës "(Marrëveshja e Parisit, Neni 12).

Ekipi i studentëve gjermanë sfidon shkretëtirën australiane me automjetet me energji diellore

Ekipi Sonnenwagen (makina diellore) Aachen zbuloi më 15 Korrik 2017 para spektatorëve në Nurburgring makinën e tyre që ushqehet vetëm me energji diellore. Skuadra do të jetë e vetmja nga Gjermania, e cila do të marrë pjesë në Sfidën Botërore Diellore, ku duhet të kapërcejë 300 km përmes Australisë, në kushtet nga më të vështirat në planet. Një ide e tre studentëve nga qyteti i Aachen në verën e vitit 2015, u shndërruar në një projekt gjigand inxhinierik. Duke pranuar ndihmë nga shokët e klasës dhe miq të tjerë nga fusha të ndryshme, ekipi u rrit në 40 vetë dhe kështu lindin Sonnenwagen Aachen.

Franca mund të mbyllë 17 reaktorë bërthamorë

Franca mund të mbyllë 17 nga 58 reaktorët bërthamorë të saj si pjesë e një plani për të zvogëluar sasinë e energjisë bërthamore, njoftoi sot Ministri i Mjedisit, Nicolas Hulot. Qëllimi i qeverisë është të zvogëlojë një pjesë të energjisë bërthamore nga 3/4 në vetëm 1/2 deri në vitin 2025. “Çdokush mund ta kuptojë se për të arritur këtë objektiv është e nevojshme të bëhet mbyllja e një numri të caktuar reaktorësh”, tha Huloti për “Radio RTL”.

Franca ndalon naftën dhe makinat “diesel” pas 2040-s

Franca do t’u japë fund shitjeve të naftës dhe makinave me naftë në vitin 2040, si pjesë e planit ambicioz për të arritur objektivat e saj në kuadër të paktit të Parisit për klimën. Këtë njoftoi qeveria e presidentit Emmanuel Macron, vetëm një ditë pasi prodhuesi i makinave “Volvo” tha se, që prej vitit 2019 do të prodhojë vetëm makina elektrike ose hibride, një vendim që u konsiderua si fillimi i fundit për motorin me djegie të brendshme, pas më shumë se një shekulli dominim.

Fuqia e energjisë së pastër

Për biznesin e madh, energjia e pastër është shumë premtuese. Firmat amerikane mund të kompensojnë tërheqjen e Donald Trump nga Marrëveshja e Parisit Të gjorat biznese të mëdha të Amerikës. Përpjekjet e tyre, për vite me radhë për të reduktuar mbetjet e karbonit, u hodhën poshtë nga ambientalistët, të cilët i konsideruan ato thjesht si “greenwashing*”, shkruan The Economist. Tani, pas disa muajsh duke u përpjekur që të bindinPresidentin e ri pro biznesit, Donald Trump, për të mos u larguar nga Marrëveshja e Klimës së Parisit, ai praktikisht u qeshi në fytyrë të gjithëve, duke u tërhequr nga marrëveshja në fillim të këtij muaji, më 1 qershor.

Google tani mund të zbulojë rrugët më të ndotura duke përdorur makinat Street View

Makinat e Google Street View tani po bëjnë më shumë se të shkrepin fotografi të rrugëve 360 gradë për Google Maps. Mjetet gjithashtu mund të përdoren për të monitoruar ndotjen e ajrit. Për vitin e kaluar, Google ka përdorur dy makina të Street View për të ndjekur dhe ruajtur të dhënat për nivelet e ndotjes së ajrit nga blloku në bllok në Oakland të Kalifornisë. Duke punuar me Fondin e Mbrojtjes Mjedisore dhe shkencëtarët në Zonën e Gjirit, Google lidhi makinat me një rrjet sensor֝ësh mjedisorë të krijuar nga Aclima.