monitorim

AKM publikon rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije këtë të hënë, rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit, të realizuar në dy pika, ku stacioni i parë është stacion reference në thellësi 150 metra. Mostrat aty merren në 8 thellësi nga sipërfaqja deri në fund të liqenit e përkatësisht 0, 20, 40, 60, 80, 100, 120, 150 m., kurse stacioni i dytë është 200 m. nga bregu, përballë qytetit, në thellësi mbi 5 metra. Sipas Agjencisë, nga të dhënat e monitorimit të ekspeditës së parë realizuar në muajin Prill vlerësohet:

Bashkia e Tiranës ul nivelin e ndotjes së ajrit me 15% krahasuar me 2015-ën

Për të gjithë banorët e qytetit të Tiranës, në javën evropiane të lëvizshmërisë, vjen një lajm i mirë për cilësinë e ajrit. Nga të dhënat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në tre stacione të ndryshme të kryeqytetit, rezulton se ndotja e ajrit është ulur me 15% krahasuar me vitin 2015. Mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me politika të ndërmarra nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Vlorë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije ditën e djeshme monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Vlorës për periudhën Janar - 22 Shkurt 2017. Bazuar në të dhënat e monitoruara për PM10 ka pasur tejkalim të vlerave ditore nga 54 ditë të monitoruara 12 ditë tejkalojnë normën ditore të BE (Norma e BE 50 µg/m³). Për vlerën mesatare të PM2.5 nuk ka patur tejkalim të normës vjetore të BE. Vlera mesatare e monitoruar për këtë periudhë është 17.5 µg/m³ nga 25 µg/m³ që është norma vjetore e BE.

Monitorimi i lajmeve mjedisore të paketës informative “Mjedisi Sot"

Programi i Informacionit Mjedisor, është krijuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri  në vitin 2000 si një burim i rëndësishëm monitorimi, vetëndërgjegjësimi dhe si një bazë të dhënash sistematike për analizim të mëtejshëm dhe studim tendecash në fushën e mjedisit, për publikun e gjerë. Akoma sot, vit pas viti puna sistematike vazhdon me synim rritjen e kulturës komunitare në respektin për natyrën drejt zhvillimit të qëndrueshëm sepse REC Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të situatës mjedisiore.

Monitorimi i lumit Drin në Bashkinë Shkodër

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, në kuadër të projektit “Roli i shoqërisë civile për të lobuar në zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit mjedisor në Qarkun Shkodër”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE, të zbatuar nga REC Shqipëri, ka realizuar një sërë aktivitetesh me qëllim përgatitjen e hartëzimit të ndotësve të Lumit Drin në Bashkinë Shkodër.

Nis procesi i monitorimit të shpendëve ujorë në Lagunën e Vainit

Laguna e Kune Vainit përmban një diversitet të madh habitatesh të cilat krijojnë kushte ideale për folezimin e një numëri të madh llojesh shpendësh. Si program të punës AdZM Lezhë në bashkëpunim me Shoqatën e Ruajtjes të Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM) ka nisur procesin e monitorimit të shpendëve folezues, i cili konsiston në evidentimin dhe numërimin e foleve të shpendëve ujore në lagunë. Procesi i monitorimit do të vazhdojë përsëri gjatë muajve të ardhshëm për të analizuar suksesin e riprodhimit të popullatave që nga procesi i folezimit, celjes dhe rritjes të zogjve.

Realizohet monitorimi i zhurmave në Kukës

Një prej tri qyteteve që realizohet monitorimi i zhurmave, për herë të parë është edhe qyteti i Kukësit. Monitorimi është realizuar në dy stacione monitorimi, Bashkia dhe Stacioni i Autobuzave, për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane ishte i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A.

Të monitorosh shpendët me dron, një metodë e re dhe efikase

Monitorimi i shpendëve me anë të dronit është një metodë e re që përdorin biologët për gjetjen dhe numërimin e shpendëve të egër. Një studim i ri nga revista amerikane ‘’Auk:Ornithological Advances’’ teston këtë qasje të re për monitorimin e jetës së egër dhe del në përfundimin se pavarësisht disavantazheve, kjo metodë ka potencialin për t’u shndërruar në një mjet të rëndësishëm për natyralistët dhe menaxhuesit e mjedisit.