trafik

Pistat rrethore të fluturimit mund të jenë e ardhmja e udhëtimit ajror

Në një përpjekje për të menaxhuar trafikun ajror në mënyrë efiçiente, një koncept i ri radikal propozon braktisjen e pistave tradicionale në aeroporte dhe të vendoset një pistë rrethore e fluturimit. I titulluar si "Pista e Pafundme", modeli përparimtar synon të zhvendosë pikat e ngritjes dhe uljes të avionit. Pasi kaloi vite duke hulumtuar këtë temë, eksperti i aviacionit Henk Hesselink i Qendrës për Hapësirën Ajrore të Hollandës beson se pistat rrethore mund të jenë e ardhmja e udhëtimit ajror.