2030

Prezantohet plani urbanistik i Tiranës së vitit 2030

Arkitekti italian, Stefano Boeri, i cili do të hartojë edhe planin e ri urbanistik të Tiranës, ka prezantuar të martën pasdite vizionin e tij për atë që quhet “Tirana 2030”. Plani do të jetë i ndarë në tri pjesë. Së pari një maket i planit urbanistik; një letër me rregulla, të cilat do të zbatohen nga qeveria dhe qytetarët dhe, së treti, një atlas me projekte që do të zhvillohen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Arkitekti Stefano Boeri theksoi rëndësinë e lëvizshmërisë në kryeqytet. “Duhet me të vërtetë të punojmë, që ta bëjmë Tiranën një nga qytetet europiane me lëvizshmëri të madhe.