2050

Ndryshimet klimatike mund të vrasin mbi 500.000 njerëz deri në vitin 2050

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në prodhimin e ushqimit mund të shkaktojë mbi 500.000 vdekje në vitin 2050. Deri më 2050-tën, sasitë e reduktuara të frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë 2-fishin e numrit të vdekjeve që shkakton mosushqyerja. Studimet tregojnë se nëse nuk ndërmeret asnjë masë për të reduktuar shkarkimet globale, ndryshimet klimatike mund të reduktojnë përmirësimin e projektuar të ushqimeve me afërsisht 1/3 dhe mund të shkaktojnë ulje të mesatares se disponueshme të ushqimit për person me 3.2% ( 99 kcal në ditë), me 4.0% (14.9 gr/ditë) të frutave dhe perimeve, dhe konsumit të mishit të kuq me 0.7% (0.5 gr/ditë).

Në vitin 2050, në oqeane do të ketë më shumë plastikë se peshq

Pas 35 vjetësh, në oqeane do të ketë më shumë materiale plastike sesa peshq. Parashikimi i errët vjen nga një raporti publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas këtij raporti, të paktën 1/3 e mbetjeve plastike të hedhura në ambiente përfundojnë në oqeane. Gjetjet e këtij raporti erdhën pak para konferencës mbi ambientin që pritet të mbahet në Davos të Zvicrës, ku organizatat do të kërkojnë më shumë riciklim dhe do të hedhin propozime për gjetjen e zgjidhjeve të reja të problemit të mbetjeve plastike. Raporti është një përfundim i qartë pas analizës së 200 studimeve.

Paraqitet modeli i energjisë drejt 2050

Sikurse bisedimet e klimës kanë nisur në Paris datë 30 nëntor 2015, një grup i organizatave të shoqërisë civile nën projektin Politika të qëndrueshme energjitike në Evropën Juglindore( SEE SEP) paraqitën një video-loje të Modelit të Energjisë drejt 2050 në Evropën Juglindore .

Shqipëria do të mund të përdorë plotësisht energjinë e rinovueshme në 2050-ën

Shqipëria renditet mes 139 vendeve që do të mund ta sigurojë 100% energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2050. Në një studim të universitetit Standford (SHBA) të prezantuar nga profesorët Mark Jacobson dhe Mark Delucchiedhe në samitin për ngrohjen globale që u mbajt pak ditë më parë në Paris, thuhet se 139 shtete mund të gjenerojnë deri në vitin 2050 energji të pastër nga burime, si: era, uji dhe energjia diellore. Në mesin e këtyre vendeve gjendet edhe Shqipëria.