qese plastike

Bashkia e Tiranës: Deri në fundvit, përdoren 250 milionë qese më pak

Përdorimi i qeseve miqësore me mjedisin, që janë ato me material të riciklueshëm pritet të nxjerrin nga qarkullimi 250 milionë qese plastike. Bashkia e Tiranës vijon bashkë me vullnetarët dhe grupet e interesit të informojë më shumë qytetarët për rëndësinë e përdorimit të çantave ekologjike ose mbajtëse prej letre. Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, shprehet optimiste se deri në fund të vitit rezultatet do të jenë pozitive.

Jo më qese plastike, vend e pa vend!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Bashkia e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një aktivitet informues-ndërgjegjësues në disa markete mbi reduktimin e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta të ripërdorëshme bezeje. Në aktivitetin e zhvilluar në marketin “Ecomarket” mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z. Veliaj, i cili u bëri thirrje nxënësve nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të pranishmëve të tjerë (blerës, persona të njoftuar nga organizata “Ekolëvizja”) që të reduktojnë sa të munden përdorimin e qeseve plastike në përditshmërinë e tyre, pasi plastika kërkon rreth 1000 vjet që të degradohet.

Montreal po ndalon çantat plastike

Thojuni mirupafshim çantave plastike në Montreal sepse thasët plastikë janë ndaluar në qytet për shkak të dëmeve që i shkaktojnë mjedisit.

Nga pranvera qeset plastike me pagesë

“Kur e duam Tiranën si jashtë shtetit, sinjalistika është e rëndësishme. Kur qyteti është miqësor edhe për fëmijët, kur e mësojnë semaforin apo respektin në formë loje, e bën tjetrin më entuziastin. Edhe një punë që në dukje është rutinë mund të jetë argëtuese për këdo që kalon rrugën. Infrastruktura duhet të jetë e këndshme që ta bëjë qytetarin të qeshë”.

Nisma e bashkisë, ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet. Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Parandalimi i ndotjes, nga 2 prilli qeset plastike me pagesë

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

Pro zëvendësimit të qeseve plastike. “2 mln lekë kosto në ditë”

Shoqata e Prodhuesve të Bukës mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e qeseve plastike nga bizneset në ofrimin e shërbimeve të tyre. Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia deklaron se nisma është një përpjekje për të ulur ndotjen në mjedis, por edhe për të ulur koston e bizneseve dhe edukuar qytetarët për blerjen e çantave shumëpërdorimshe. Sipas tij, vetëm prodhuesit e bukës përdorin deri në 2 milionë qese plastike në ditë vetëm në Tiranë, të cilat kur nuk kanë kosto për qytetarët hidhen lirshëm në qytet dhe kazanë.

Qeset plastike, nga 1 qershori me pagesë në Gjermani

Qeset plastike të cilat në çdo market ofrohen falas, nga 1 qershori i këtij viti, në Gjermani do të bëhen me pagesë. Ato do të kushtojnë, varësisht nga cilësia, prej 5 deri në 50 cent. Për një hap të tillë, ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë, transmeton albinfo.ch. Ka shumë dyqane të cilat qysh tani i ofrojnë me para qeset për konsumatorët. Arsyeja për këtë hap qëndron te udhëzimi i BE-së, sipas të cilit përdorimi i qeseve nga materialet sintetike duhet të reduktohet dukshëm.

Shqipëria dhe dashuria për qeset plastike

Nëse Europa, SHBA dhe shumë vende të tjera kanë marrë masa prej vitesh për të shpëtuar Natyrën nga qeset plastike, Shqipëria akoma hesht. Hesht ndërkohë që ambjenti po ndotet dita-ditës nga qeset plastike. Edhe pse ishte një nismë e vitit 2011 e Ministrisë së Mjedisit të asaj kohe për ta kufizuar në maksimum përdorimin e qeseve kancerogjene jemi në 2016 dhe akoma s'kemi asnjë masë nga ligjvënesit tanë. Vërtet Shqipëria dhe qeveria jonë ka 1001 probleme madhore por mbrojtja e Natyrës është prioritet i të gjithëve ne.

Të rinjtë qepin trasta; Nisma e kthyer në art për të mbrojtur mjedisin

Duhet shumë pak për t’i dhënë jetë një cope të vjetër, një veshjeje që nuk e përdor më, apo një thesi kafeje; për të krijuar një çantë të re, atë që një grup të rinjsh në kryeqytet preferojnë ta quajnë ‘trastë’. Një trastë mund të zhdukë deri në 500 qese në vit, ndaj ata, ashtu si në një punishte të vërtetë çantash, kanë ndarë procesin për të prodhuar sa më shumë të tilla. Dikush me talent në pikture, ngjyros, dikush tjetër pret, e të tjerë akoma qepin në makinën qepëse.

Tirana po “zhduk” qeset

Në sajë të nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin deri në eliminimin e përdorimit të qeseve plastike, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me një grup përfaqësusesish nga Shoqata e Prodhimit të Bukës për të marrë mbështetjen e tyre për këtë nismë. “Ne kemi 6 muaj që kemi eksperimentuar me supermarketet dhe na rezulton që përdorimi i qeseve plastike është reduktuar me 60%”, tha Veliaj. Me anë të kësaj marreveshjeje, tha Veliaj, 250 furrat më të rëndësishme të bukës në Tiranë nuk do të shpërndajnë më qese plastike, duke arritur kështu në një rekord historik.

Vendet e BE duhet të ulin në mënyrë dramatike konsumin e qeskave plastike

Duke marrë parasysh përballjen me burimet e mbetjeve, qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, duhet që deri në 27 Nëntor 2016 të adaptojnë masat për të reduktuar konsumin e qeskave plastike, dhe të informojnë KE përsa i përket kësaj çështjeje. Kjo është kërkuar nga Direktiva e BE për Qeskat Plastike. Kjo detyron shtetet anëtare të arrijnë këtë duke vendosur çmim për qeset plastike, dhe/ose vendosjen e objektivave kombëtare për reduktimin. Qeveritë kombëtare mund të zgjedhin nga një numër i madh masash për të arritur objektivat e përbashkëta për të cilat është rënë dakort.