20min.ch

Media zvicerane promovon Kosovën me pamje spektakolare

Në momentin kur shumë media të huaja shkruajnë për protestat e dhunshme që kanë kapluar Kosovën, njëra ndër mediat më të lexuara zvicerane, 20min.ch, ka bërë një shkrim promovues të natyrës së bukur të vendit tonë. “Ata llogariten si ambasadorët e atdheut të tyre. Me kamera të teknologjisë së lartë kanë udhëtuar në vendet më të bukura të Kosovës, duke dokumentuar përshtypjet e tyre në Instagram. Ata luftojnë kundër imazhit të keq të shtetit të tyre”, shkruan 20min.ch. Bëhet fjalë për Arianin, Taulantin, Leorentin, Adin dhe Kushtrimin nga Supercampers që pesë vjet udhëtojnë nëpër Kosovë, kryesisht në perëndim, te malet e Rugovës.