zhvillim i qendrueshem

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

AKB prezanton një projekt pilot për turizëm të qëndrueshëm

Është idea e krijimit të një modeli të turizmit të qëndrueshëm midis zonave bregdetare dhe atyre malore. Zona e përzgjedhur është Borsh-Kanionet e Nivicës –Zagorie, që do të bëjë të mundur krijimin e një produkti turistik të veçantë për Shqiperinë. Vizitorët e zonës bregdetare do të kenë mundësinë që në një kohë të shkurtër nga Borshi -Piluri dhe Qeparoi të mund të udhëtojnë në zonën malore të Kurveleshit për të gjetur peizazhe unikale dhe turizëm malor i kombinuar ky me atë bregdetar. Në këtë mënyrë banorët e këtyre zonave të izoluara nga terreni do të kenë mundësi të përfitojnë nga turizmi bregdetar por në këtë mënyrë mund të zhvillojnë turizmin e tyre gjithëvjetor i lidhur ky edhe me bregdetit.

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Dibër, zhvillim i qëndrueshëm nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve

Turizmi, botërisht, është një nga industritë më të suksesshme me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Rritja e turizmit vjen si pasojë e disa faktorëve; qofshin këto natyrorë, kulturorë etj. Kohët e fundit vërehet një shtrirje e turizmit, duke larguar vëmëndjen e tepruar në “vetëm” turizmin bregdetar apo në vende te zhvilluara, dhe duke u përhapur në disa fusha; qofshin këto turizëm malor, apo turizëm me objektiv njohjen e kulturave të reja e vendeve me pak të zhvilluara ekonomikisht duke larguar fokusin nga gradaçelat, por duke u fokusuar ne forma të reja në ndihmë të zhvillimit turistik global.

Fillon procesi për hartimin e Raportit të Harmonizimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Sot më 11 Prill, është zhvilluar në Tiranë takimi për përgatitjen e Raportit mbi Harmonizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) - Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara, me kuadrin strategjik kombëtar. Qëllimi i këtij takimi është lançimi i procesit për hartimin e Raportit të Harmonizimit të OZHM-ve me kuadrin strategjik të vendit, duke paraqitur dhe konsultuar metodologjine e punës së Raportit, si edhe çështjeve kryesore të lidhura me OZHM-t. Ky takim i shërben në vijim procesit për zbatimin e OZHM-ve, dhe Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të cilin Qeveria Shqiptare ka nënshkruar Deklaratën në Samitin e Asamblesë së Përgjithshme te OKB, në shtator 2015.

Hawking përsërit: Duhet të largohemi nga Toka

Është astrofizikanti më i zëshëm i ditëve tona e në të njëjtën kohë është më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit. Stephen Hawking nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka. Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë shkencën komplekse. “Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Lançohet botimi në shqip i axhendës së re urbane, Gjermeni: Orienton zhvillimin e qyteteve

Pak muaj pas miratimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, (Equador), Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me UN Habitat 3, lançuan botimin në gjuhën shqipe të Axhendës së Re Urbane. Ceremonia e lançimit të dokumentit të rëndësishëm u konceptua në formën e një mëngjesi pune (Urban Breakfast-Good Morning Tirana), me pjesëmarrjen e ministres së Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, ministrit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi, zv.Sekretari i Përgjithshëm i Habitat III, z. Kumaresh Misra, Drejtores Ekzekutive të PNUD në Shqipëri, znj. Limaya Eltayeb, si dhe përfaqësues të institucioneve të linjës, partnerëve ndërkombëtarë, medias e shoqërisë civile.

Lezhë: Ruajtja e habitateve, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm

Pas një pune prej më shumë se 4 muaj vijnë edhe rezultatet e para të projektit “Ruajtja e Habitateve të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”. Në promovimin e këtij produkti më datë 11 Prill, në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë u zhvillua seminari trajnues “Ruajtja dhe konservimi i habitatit të pyjeve të dushkut (quercus), në Ekonominë Pyjore “Brinjat e Tertonit”, duke përdorur prerje komerciale, me strukturat e administrimit të pyjeve në Bashki dhe përfaqësues të Njësive Administrative të Bashkisë Lezhë.

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur. Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona.

Mund të ndihmojnë pulat për t’i dhënë fund varfërisë globale?

Filantropi miliarder Bill Gates, duke folur përballë pulave që çukitnin dhe kakarisnin në një qiellgërrvishtëse në qytetin e Nju Jorkut, lajmëroi të mërkurën se do të dhuronte 100,000 zogj pule te shtetet e varfra në përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. Zogjtë e pulave do të shkojnë në zona rurale në rreth 20 vende në zhvillim nga Burkina Faso në Bolivi, kur shoqata ndërkombëtare e bamirësisë Heifer menaxhon operacionet e shumimit dhe shpërndarjes, sipas Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Paketa e Gjelbër Junior: Edukimi është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

“Edukimi, përveç se është një prej të drejtave të njeriut, është një kusht paraprak për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe një mjet kryesor për një qeverisje të mirë, informimin rreth vendimmarrjes dhe mbështetjen e demokracisë.” Strategjia e UNECE për Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm. Duke u bazuar në suksesin 10 vjeçar të Paketës së Gjelbër në Shqipëri, REC Shqipëri është krenar të njoftojë nisjen e punës përgatitore të Paketës së Gjelbër Junior; një seri e re materialesh edukimi mjedisor për fëmijët e ciklit fillor.

Prezantohet raporti i rishikuar i politikave shqiptare për edukimin

Ditën e sotme, 12 Prill, është mbajtur në Tiranë një takim prezantues për OZHQ 4 – Edukimi 2030 dhe Raportin e Rishikuar të Politikave Shqiptare për Edukimin, i përgatitur nga UNESCO. Në këtë aktivitet u promovua ndërgjegjësimi për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Në veçanti, aktiviteti u fokusua në OZHQ 4 - Edukimi 2030 i cili synon "edukim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor dhe promovim të mundësive të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë''.

Rizbulohet Cërloi rozë në Shqipëri

Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) bën me dije se puna në terren për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë rizbulon Cërloin rozë (Pastor roseus). “Krahët e zinj, trupi rozë, koka e zezë e me cafkë dhe sqepi sërish rozë shfaqen si përsosmëri e natyrës dhe si një ëndërr për çdo kundrues të shpendëve apo dashamirësi të natyrës. Disa e realizojnë ëndrrën e të tjerë jo. Ne patëm fatin shumë të mirë ta zbulojmë në dy lokalitete të ndryshme.”

Samiti i Modës në Kopenhagen: Si të MOS ta bëjmë industrinë e modës më të qëndrueshme

Këtë javë, përfaqësuesit nga të gjitha markat madhore – duke filluar nga kompanitë me shitje me pakicë, të tilla si H&M, Asos dhe Zara, deri te markat luksoze, të tilla si Burberry dhe Swarowski – janë mbledhur në Kopenhagen për të diskutuar qëndrueshmërinë në industrinë globale të modës. Industria e modës është një nga industritë më dhe fitimprurëse dhe njëkohësisht më shkatërruese në botë. Ajo gjeneron 1.5 miliardë Euro çdo vit dhe prodhon mbi një miliard rroba në vit.

Shtëpitë miqësore me mjedisin

Falë përparimeve teknologjike, shumë sektorë të biznesit në botë po i përshtaten edhe kërkesave të konsumatorëve. Ndërsa vazhdojnë prirjet globale për të qënë sa më miqësorë me mjedisin, një kompani britanike “Green Unit” po ofron shtëpi modulare që mund t’u përshtaten kërkesave të konsumatorëve. Ato mund të porositen në internet dhe mund të vendosen në terrene të ndryshme. Të projektuara dhe ndërtuara në bazë të standardeve më të larta, shtëpitë janë jo vetëm të bukura por edhe mjaft miqësore me mjedisin.

Si e mendoj një qytet të qëndrueshëm?

Nga Gary Gardner, World Watch Institute

Të përshkruash një qytet të qëndrueshëm nuk është një gjë e lehtë. Qytetet ndryshojnë nga gjeografia, klima, kultura, historia, begatia dhe një sërë dimensionesh të tjera, secila prej tyre parashikon një mundësi, një dimension që i shkon përshtat urbanizimit të tij. Për shkak të këtyre ndryshimeve, të përshkruash një qytet të qëndrueshëm është në disa përshkrime, një ushtrim në imagjinatë. Paragrafët e mëposhtëm janë një produkt i mundshëm vizioni i këtij ushtrimi.

Stadiumet moderne dhe mjedisi

Ndërtimi i një stadiumi sportiv modern mund të ketë ndikim të madh tek mjedisi. Përveç nevojës për një hapësirë të madhe, struktura kërkon sasi masive betoni dhe çeliku që mund të lënë një gjurmë gjigande të gazit karbonik në atmosferë. Një klub futbolli në Angli është duke ndërtuar stadiumin e tij të ri në mënyrë tradicionale, por për lëndë të parë përdor drurin, një material më rezistent dhe më miqësor ndaj mjedisit. Forest Green Rovers është një ekip futbolli në Angli, i themeluar më shumë se një shekull më parë. Presidenti i këtij klubi, Dale Vince është i vendosur të ruajë trashëgiminë e emrit të ekipit.