BERZH

“BERZH pranoi se HEC-et në Shqipëri dëmtojnë mjedisin dhe banorët” pretendojnë mjedisorët

Rrjeti i grupeve mjedisore në Europën Qendrore dhe Lindore, Bankwatch, publikoi të mërkurën një deklaratë ku zbuloi korrespondencën e vet me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe diskutimet për ndikimin negativ të dy hidrocentraleve te popullsia shqiptare. Sipas Bankwatch, grupet e punës në terren të BERZH në Shqipëri, kanë verifikuar një pjesë të gjetjeve të Bankwatch dhe EcoAlbania për hidrocentralet e Rapunit dhe Tërnovës, në Librazhd dhe Bulqizë.

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

MEI-BERZH, memorandum per zhvillimin e energjise diellore

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i BERZH në Shqipëri Matteo Colangeli nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve në Shqipëri përmes një sistemi me ankand, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Implementimi i planit të përcaktuar në Memorandum do të rrisë ndjeshëm interesin ndaj investimeve për gjenerimin e energjisë diellore në vend dhe si rrjedhojë do të reduktojë varësinë e Shqiperisë nga importi i energjisë dhe energjia hidrike.

Përmes nënprodukteve të mishit dhe bulmetit, ekonomitë e Ballkanit mund të bëhen më të gjelbra

Një element kyç për një ekonomi të qëndrueshme është mënyra se si një shoqëria përballet me resurset e limituara. Vende të ndryshme vuajnë nga një trashëgimi e shpërdorimit të aseteve natyrore, që nga komoditetet e deri tek ajri. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë disa këshilla mbi mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përmirësohen në këtë aspekt. Në një seminar të zhvilluar në Beograd, zbulimet e një studimi treguan potencialin e madh që ka për të ulur mbetjet në industrinë ushqimore.

Projekti “Ujë 24 orë”, BERZH do të financojë 30 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro. Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës. Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike.

Studim: Institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për "energjinë e gjelbër", kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverwatch, EURONATUR dhe CEE Bankwatch Network, të publikuar sot. IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.